Futboll La Liga Sport

TERSI MADH/ Dëmtim në KAVILJE, një tjetër sulmues i BARÇËS në infermieri

Malcom do të qëndrojë larg fushave për 10 deri 15 ditë pasi Barcelona konfirmoi se ka pësuar një dëmtim në kavilje në ndeshjen e së mërkurës në Copa del Rey ndaj Leonesa.

Trajneri Valverde i kishte përdorur tre zëvendësimet në momentin e dëmtimit të brazilianit, i cili u detyrua të largohej duke lënë ekipin me dhjetë lojtarë.

Malcom kishte shënuar golin e tretë të ekipit në fitoren 4-1, por me siguri do të mungojë në derbin ndaj Espanyol dhe të martën në Champions Legue ndaj Tottenham.

Gjithsesi Barcelona e ka siguruar vendin e parë të grupit. Malcom i shtohet numrit të madh të dëmtimeve në kampin katalanas dhe do të jetë një tjetër problem për trajnerin Valverde pasi edhe Luis Suarez është i dëmtuar.

Related posts

SPECIALE/ Njihuni me tifozin që inkurajoi lojtarët e Perus kundër Danimarkës, duke u maskuar si “pionier”

Sadik.Autor

“DE LIGT, SHKO TEK BAYERN MUNICH”/ Rud Gulit tërbon “bardhezinjtë”: E dashuroj Lewa-n, Haaland të…

Delo.autor

NUK LUAJTËN NDAJ JUVENTUSIT PËR SHKAK TË RASTEVE ME COVID/ Napoli merr lajmin e shkëlqyer

Delo.autor

Leave a Comment