Futboll Seria A Sport

THEU RREGULLAT DHE FESTOI ME SHQIPONJË/ Shqiptarja mes 100 futbollisteve më të mira në botë

Një futbolliste shqiptare ka marrë vlerësimet e specialistëve të mediave dhe ish-futbollisteve e trajnereve të njohura ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e 100 futbollisteve më të mira në botë, në renditjen vjetore që publikohet për herë të parë nga “The Guardian”. Bëhet fjalë për Kosovare Asllanin e cila pavarësisht se përfaqëson Suedinë në arenën ndërkombëtare, nuk i harron kurrë rrënjët e saj dhe ishte gati t’i hapte luftë edhe FIFA-s për festimin me shqiponjë.

Specialistët e “The Guardian” e kanë përzgjedhur në vendin e 95-të në renditjen e tyre, duke treguar se ajo është ringjallur pas kthimit në Suedi, ku luan me Linkoping. Megjithatë, kontributi i saj më i madh për këtë vit që po mbyllet mbeti ai me ekipin kombëtar të Suedisë, të cilin e ndihmoi duke shënuar gola me peshë që të kualifikohej për në Botërorin 2019.

Pikërisht festimi i golave me “shqiponjë”, pak javë pasi Shaqiri dhe Xhaka kishin bërë të njëjtën gjë në Botëror, e ktheu Asllanin në vëmendjen e mediave ndërkombëtare të cilat menduan se mos FIFA do të ndëshkonte edhe atë për këtë festim.

“E kam bërë gjithmonë dhe është festim normal, nuk është politik. E bëra edhe për nipin tim që po më shihte. Nëse në FIFA duan të më dënojnë, të më mbajnë paratë e rrogës”, ishte sfida e hapur e Asllanit, e cila sigurisht që nuk u dënua për atë gjest me të cilin kishte dashur të përshëndeste të gjithë shqiptarët.

Related posts

RRAHMANI “LË NAM” NË DEBUTIM/ Gatuzo e zëvendëson menjëherë

F.autor

ZYRTARE/ Milani çlirohet nga ankthi, tre futbollistët hedhin pas krahëve ‘COVID’-in

Delo.autor

RRËFEN TË VËRTETAT E LARGMIT/ Viçenco Montela: E sfidoj hapur…

Isa.Autor

Leave a Comment