Futboll Shqipëri Sport

KRAHASIMI ME TALENTIN HAALAND/ “Sherr” mes dy tifozërish për… 20-vjetorin e yllit Broja (FOTO)

Armando Broja po gëzon një karrierë në ngjitje. Sot mbush 20 vjeç, por bomberi i Kombëtares në etapat që po kalon në karrierën e tij, arrin që të bindë me çdo fanellë. 11 gola dhe 3 asiste me Viteshen, dhjetë prej këtyre realizimeve në kampionatin holandez, mjaftuan që Çelsi ta afronte në fazë përgatitore dhe t’i ofronte shqiptarit kontratë pesëvjeçare.

Me Sauthemtponin, mundësia e parë që i jepet, bën dopietë duke bërë debutimin më fantastik të mundshëm. Me Kombëtaren shqiptare, një ndeshje u la në tribunë dhe në dy të tjerat, sapo hidhet nga stoli, bën golin e fitores ndaj Hungarisë dhe një gol e dy asiste në goleadën ndaj San Marinos. Të dhëna dhe statistika që kanë mjaftuar për të nisur një përplasje në rrjet, mes dy tifozërive.

Tifozët e Çelsit, me postimet e tyre, e krahasojnë Brojën me yllin e Dortmundit, Erling Haland. Forca, potenca, shpejtësia dhe saktësia brenda zonës, krijon iluzionin te blutë e Londrës, të cilët kërkojnë me ngulm që ta rikthejnë menjëherë nga huazimi, për ta afruar në Londër që në muajin janar.

Tifozët e skuadrës aktuale, Sauthemptonit, kanë “dhënë urdhër” që Broja të jetë një prej titullarëve. Me komentet dhe postimet e tyre, mbështetësit e Sauthemptonit kërkojnë t’i garantohet hapësirë bomberit, për të përfituar prej kësaj forme fantastike.

Related posts

JUVENTUS “çmendet” në merkato/ Bardhezinjtë i “turren” sulmuesit të Man UNITED

Isa.Autor

Milani cakton “miqësoret e luksit”, ja datat kur kuqezinjtë do të zbresin në fushë

Isa.Autor

Lewandowski e tepron sërish, veprimi i tij çmend bavarezët

Sadik.Autor

Leave a Comment