Futboll Kosova Sport

TOPI I ARTË NË DUART E MODRIC/ Mbrojtësi i Kosovës uron fituesin me një foto nga përballja midis tyre…

Mbrojtësi anësor i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ia ka uruar mesfushorit kroat, Luka Modricit, triumfin në garën për Topin e Artë, duke e postuar një foto nga ndeshja që ishte zhvilluar vitin e kaluar mes këtyre dy kombëtareve.

Pas një dekade dominim nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, Topin e Artë këtë vit e fitoi Luka Modrici, i cili sezonin e kaluar e fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe verës shkoi deri në finale të Kupës së Botës me Kombëtaren e Kroacisë, transmeton Gazeta Express.

Kombëtarja e Kroacisë arriti deri në finale të Kupës së Botës, dhe gjatë rrugës drejt kualifikimit për këtë turne ata u ndeshëm me Kombëtaren e Kosovës. Një foto të bërë gjatë kësaj ndeshje, ku shihet Vojvoda dhe Modrici, kosovari e shfrytëzoi për t’ia uruar Topin e Artë kroatit.

 “Urime maestro, @LukaModric10”, ka shkruar Vojvoda mbi një foto të tij dhe Modricit, të bërë gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Kroacisë.

Related posts

E BUJSHME/ Lojtari i Napolit shumë pranë Flamurtarit, “MIK” futet ish-futbollisti i Kombëtares

Isa.Autor

“GLADIATORI”/ Theu të gjitha parashikimet, ylli i Cityt njofton rikthimin me VIDEO EPIKE

Isa.Autor

Arsenal dhe Real Madridi shkëmbejnë lojtarë

Q.Autor

Leave a Comment