Bundesliga Futboll Sport

TRONDITET BAYERNI/ Koman i “shtang” të gjithë: TËRHIQEM nga futbolli nëse…

Kingsli Koman, lojtari francez i Bajernit Munih, po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli nëse makthi i dëmtimeve vazhdon akoma. Mesfushori francez ka kaluar një vit të vështirë pas lëndimeve në kyçin e këmbës të cilat kanë qenë të njëpasnjëshme.

Kjo mund të sjelli fundin e parakohshëm të karrierës së futbollistit. Vetëm 22 vjeç, Koman konsiderohet si një nga lojtarët me një karrierë të ndritur përpara, pasi kishte fituar titullin kampion në Francë, Itali edhe Gjermani.

Koman ka dhënë një konferencë për shtyp për “TF1” duke thënë: “Ishte një vit shumë i vështirë, kur lëndova veten ishte fundi i botës për mua. Unë shpresoj se nuk duhet të rishqyrtoj atë që kam kaluar, mjaft është e mjaftueshme. Nuk do të pranoj një operacion të tretë do të thotë ndoshta që këmbët e mia nuk janë bërë për këtë nivel. Unë do të drejtoj veten time në një jetë tjetër, një jetë anonime.”

Related posts

KAPITENI I AJAXIT FUTET NË HISTORI/ De Ligt vendos këtë rekord në Champions…

Delo.autor

NDESHJA E KTHIMIT NË CHAMPIONS/ Atletico Madrid zbarkon në Torino, ja drithërimat e para

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Pas një krosimi nga goditja e dënimit, Di Lorenzo ndëshkon me kokë Zvicrën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment