Boks Të tjera

UFC- EVENTI 231/ Dy sfida për titull dhe spektakël në Toronto

Në Toronto të Kanadasë do të zhvillohet mëngjesin e 9 dhjetorit eventi UFC-231 në artet marciale mikse, një mbrëmje spektakli ku do të ketë edhe dy sfida për titullin kampion bote. Në total janë 13 duele që do të zhvillohen në këtë event të madh, por vëmendja do të përqendrohet te dy sfidat e fundit: Shevchenko-Jedrzejczyk për titullin kampion bote në peshën “flyweight” për femra dhe Holloway-Ortega për titullin kampion në peshën “featherweight” për meshkuj.

Valentina Shevchenko vs Joanna Jedrzejczyk

Dy sportistet janë përballur edhe 3 herë të tjera më parë mes tyre, por bëhet fjalë për duele të zhvilluara në disiplinën “muai thai”, ku gjithnjë ka triumfuar Shevchenko (15 fitore e 3 humbje në artet marciale mikse). Ajo konsiderohet favorite për ta fituar edhe këtë duel, këtë herë në UFC, teksa ka shansin e artë për t’u shpallur kampione e botës pasi dështoi një vit më parë në peshën “bantamweight”. Me mjaft përvojë edhe sportistja polake Jedrzejczyk (15 fitore e 2 humbje në artet marciale mikse), ish-kampione e botës në peshën “strawweight”, e pamposhtur deri sa u mund dy herë nga Namajunas, që i mori titullin kampion.

Max Holloway vs Brian Ortega

Holloway është kampioni i botës në fuqi në peshën “featherweight”, por nuk ngjitet ne kafaz prej dy vitesh, çka mund ta penalizojë në këtë sfidë. Nuk humbet prej 12 duelesh dhe ky fakt mund ta favorizojë, një sportist me shumë përvojë (19 fitore e 3 humbje në artet marciale mikse), që gjithnjë ka tregua aftësi të jashtëzakonshme në kafaz. Mungesa e gjatë dhe dëmtimi lë shumë dilema për formën e tij, ndaj për rivalin e tij Brian Ortega (14 fitore e 1 duel pa rezultat), kjo sfidë është një shans i artë për t’i rrëmbyer titullin. Ortega ka treguar rritje në përballjet e tij dhe tani ka mundësinë të duelojë për titull, për të qenë ai kampioni i botës.

Related posts

MOTO GP/ Piloti Quartararo nuk ndalet as në Katalunja, “pole position” i pestë radhazi

Delo.autor

LARTËSON HAMILTON PAS FITORES NË BRAZIL/ Legjenda Pelé: Ditë e lavdishme për ju dhe brazilianët

Delo.autor

Teuta mposht Partizanin dhe shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë

Q.Autor

Leave a Comment