Sport Të tjera

MERRET VENDIMI/ Dopingu i Rusisë, përgjysmohet skualifikimi, por humbet dy Olimpiada. Kombëtarja e futbollit…

Pas vendimit të marrë një vit më parë në Lozanë nga WADA (agjencia botërore anti-doping), e cila kishte ndaluar Rusinë nga të gjitha ngjarjet sportive ndërkombëtare për një periudhë prej katër vjetësh, vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Zviceran do të zyrtarizohet në orët e ardhshme.

Kjo, sipas thashethemeve, ka zvogëluar skualifikimin në vetëm dy vjet. Vendimi i gjykatës, i cili në këtë pikë mund t’i japë fund historisë së trishtuar të lidhur me dopingun, nuk do ta ndalojë Rusinë të mos jetë e pranishme në ngjarje të ndryshme sportive: midis tyre edhe Lojërat Olimpike të Tokios 2021 dhe Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022.

Disa atletë rusë do të lejohen ende të garojnë, por vetëm si neutral dhe me kusht që të mund të demonstrojnë se nuk kanë asnjë lidhje me skemën anti-doping që përfshin agjentë të aparatit të shtetit rus të sigurisë.

Skualifikimi i parë katër vjeçar, në fakt, erdhi pas hetimit të filluar pas shpërthimit të çështjes doping: një skandal që përfshiu institucionet sportive të vendit, i cili shpërtheu për shkak të manipulimit të Moskës me disa të dhëna laboratorike që përmbanin dëshmi të veprimtarisë së paligjshme të atletëve.

Një veprim i paramenduar që në atë kohë përfshinte agjentë të aparatit shtetëror rus të sigurisë që zëvendësuan mostrat e testit të kontaminuar të dopingut me mostra të pastra gjatë Lojërave Olimpike Dimërore 2014. Prej aty, vendimi i parë, apeli dhe gjykimi përfundimtar i CAS të Lozanës.

Sakaq, kombëtarja e futbollit do të marrë pjesë rregullisht te Euro 2020 verën e vitit tjetër kurse ë Botëror do të jetë pa flamur dhe si neutrale.

Related posts

E BUJSHME/ Champions NDRYSHON për shkak të SJELLJES ABSURDE të Sterling

Isa.Autor

INTER-MILAN/ Gati derbi i “Madoninës” të dhurojë spektakël (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E FUNDIT/ ZBULOHET FITUESI: CR7 dhe Griezmann bojkotojnë ceremoninë e “Topit të Artë”

Isa.Autor

Leave a Comment