Futboll Sport

I SHËNOI GOL DUKE U SHTRIRË NË TOKË/ Mendi dhe Mane udhëtojnë së bashku për në Afrikë

Sulmuesi i Liverpul, Sadio Mane, mbrëmjen e djeshme arriti të shënonte golin e parë të sfidës kundër Çelsit. Pas një gabimi nga ana e mbrojtësit Çaloba, me një lëvizje të zgjuar, ai kaloi portierin Mendi dhe e dërgoi topin në rrjetë.

Nga ana tjetër dhe mendi kritikoi për vendimin e marrë nga Tejlor për ndërhyrjen e Manes në sekondat e para të sfidës ndaj Aspilikuetës. Ai u shpreh se sulmuesi duhej ndëshkuar me karton të kuq, por gjyqtari anglez nuk e pa si të tillë. “Sadio është vëllai im, bashkëatdhetari im. Por ai nuk duhej të qëndronte në fushë pas atasj minute” u shpreh portieri.

Por duket se këto ndodhi janë harruar shumë shpejtë nga të dy lojtarët. Ditën e sotme, të dy ata janë nisur së bashku për në Afrikë me një avion privat. Eduard Mendi ka postuar një foto në Instagram ku ai dhe Mane qëndrojnë të qeshur pranë njëri-tjetrit.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Sainz sfidon Leclerc: Ta mposht ka qenë një nga arsyet pse jam këtu

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Sheriff Tiraspol-Inter. Rezultati 1-3

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Mesfushori Arambarri zhbllokon sfidën me një “PREDHË” nga 35 metra distancë (VIDE)

Delo.autor

Leave a Comment