Boks

WHYTE FITON PËRSËRI ME “KNOCK OUT”/ Pas triumfimit ndaj Chisorën, do të sfidojë…

Dillian Whyte e ka rrahur Dereck Chisorën në një  të shtunën në Arenën 02 në Londër, i cili i jep atij mundësi të luftojë ndaj Anthony Joshuas, kampionit të brezave IBF WBA dhe WBO vitin e ardhshëm.

Fitorja e dytë e Whyte ndaj Chisorës të shtunën në Londër nënkupton se boksieri londinez do ta sfidojë për tre tituj të kategorisë së rëndë bashkëkombësin e tij, Anthony Joshuan më 13 prill.

Whyte e nisi furishëm ndeshjen, duke ia dhënë disa goditje të fuqishme kundërshtarit të tij qysh në rundin e parë.

Por me kalimin e kohës, Chisora e kërkoi më shumë fitoren duke mos u zmbrapsur por duke e sulmuar Whyten vazhdimisht.

Whyte, megjithatë, u tregua shumë i kujdesshëm dhe bëri disa goditje fantastike me aperkat kohë pas kohe.

Por, rundi i parafundit, 11, ishte fatal për Chisorën, pasi Whyte e nokautoi dhe e la pandjenja në dysheme.

Ky ishte një rindeshje tjetër mes rivalëve të moçëm, njëri nga Londra veriore e tjetri nga ajo jugore.

Kur kjo dyshe luftoi dy vite më parë, në dhjetor 2016, Whyte doli fitues pas një vendimi kontrovers. Tre gjyqtarët votuan si në vijim: 115-113, 115-114 dhe 114-115.

Çmimi që sonte e fitoi Whyte është mundësia që ai do ta ketë për ta sfiduar kampionin e kategorive IBF, WBA, WBO, Anthony Joshuan.

Në këtë rast, Joshua do të luftonte për t’i mbrojtur të tre brezat.

Related posts

ZYRTARE/ Humbi sfidën ndaj Joshua prej dopingut, boksieri amerikan sërish pozitiv

Delo.autor

Mike Tyson bën parashikuesin/ Ja kush e fiton një duel mes Fury dhe Wilder

Sadik.Autor

RRËFEN ÇELËSIN E SUKSESIT TË TIJ NË RING/ Boksieri Joshua: Triumfoj pasi trajneri im është njësoj si Sir Alex Ferguson

Delo.autor

Leave a Comment