Futboll Premier League Sport

“YJET E EUROPËS”/ “Skuadra e vitit 2018”: UEFA publikon listën me 50 kandidatët, BEFASOJNË emrat e …

Ashtu si çdo vit, UEFA ka nisur votimin e saj për “Skuadrën e vitit 2018”, një traditë që ka filluar të respektohet që nga 2001 dhe sheh të përzgjidhen falë votave të vetë tifozëve lojtarët më të mirë në reparte të ndryshme për të krijuar ekipin ideal.

Sot, institucioni që drejton futbollin ka bërë publike listën me 50 emrat nga e cila do të përzgjidhen pjesëtarët e këtij formacioni nga tifozët dhe bie menjëherë në sy që në këtë listë ka një dominim të skuadrës së Realit, fituese e Ligës së Kampioneve. Madrilenët kanë 9 lojtarë të pranishëm në listë, ndërsa Liverpuli finalist ka 6, ashtu si Atletiko Madrid që fitoi Ligën e Europës.

Në këtë listë përfaqësohen 14 klube të ndryshme dhe 20 shtete, ndërsa për 17 prej këtyre futbollistëve, kjo është hera e parë që përfshihen në votim.

Futbollisti i cili ka qenë më shpesh në përzgjedhjen e më të mirëve mbetet Kristiano Ronaldo, i cili është votuar në 12 edicione në formacionin ideal, i ndjekur nga Mesi me 9 dhe Ramos me 7. Të tre janë përsëri në listën e këtij edicioni.

LISTA
Portierë: Alison (Liverpul/Roma), Hugo Loris (Totenhem), Kejlor Navas (Real Madrid), Jan Oblak (Atletiko Madrid), Mark-Andre ter Shtegen (Barcelona).
Mbrojtës: Virxhil van Dajk (Liverpul), Rafael Varane (Real Madrid), Serxhio Ramos (Real Madrid), Marcelo (Real Madrid), Diego Godin (Atletiko Madrid), Xhiorxhio Kielini (Juventus), Samuel Umtiti (Barcelona), Zhordi Alba (Barcelona), Kalidu Kulibali (Napoli), Kostas Manolas (Roma), Lukas Hernandez (Atletiko Madrid), Hose Gimenez (Atletiko Madrid), Zherard Pike (Barcelona), Xhoshua Kimish (Bajern Mynih), Xhon Stouns (Mançester Siti).
Mesfushorë: Luka Modriç (Real Madrid), N’Golo Kante (Çelsi), Kevin De Bryjn (Mançester Siti), Xhejms Milner (Liverpul), Kasemiro (Real Madrid), Isko (Real Madrid), Toni Kros (Real Madrid), Pol Pogba (Mançester Junajtid), Ivan Rakitiç (Barcelona), David Silva (Mançester Siti), Miralem Pjaniç (Juventus), Saul Niguez (Atletiko Madrid), Eden Hazard (Çelsi), Dimitri Paje (O. Marsejë), Florian Thove (O. Marsejë).
Sulmues: Lionel Mesi (Barcelona), Kristiano Ronaldo (Real Madrid/Juventus), Sadio Mane (Liverpul), Kilian Mbape (PSG), Nejmar (PSG), Antuan Grizman (Atletiko Madrid), Herri Kejn (Totenhem), Mohamed Salah (Liverpul), Robert Firmino (Liverpul), Edin Xheko (Roma), Robert Levandovski (Bajern Mynih), Paulo Dibala (Juventus), Luis Suarez (Barcelona), Edinson Kavani (PSG), Garet Bejl (Real Madrid).

Related posts

Ndalet Cikalleshi, Osmanlispor rrezikon rënien

Q.Autor

LEGJENDA PARALAJMËRON CHELSEAN/ Michael Essien për Hazard: Askush nuk e refuzon dot Real Madridin, është një…

Delo.autor

KUKËSI MERR LAJMIN E KEQ/ Futbollisti më i mirë i “Verilindorëve” humbet ndeshjen me Teutën, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment