Futboll Sport

Një gjeolog zbulon makthin më të madh të Messit

Ka nga ata që flasin për mallkim dhe të tjerë që mendojnë për çështje që kanë lidhje me bioenergjitikën dhe magnetizmin. Fakti është se ka disa ngjarje të çuditshme edhe në futboll. Për shembull, nëse një lojtar është i pagabueshëm zakonisht para portës, por gabon gjithmonë nga një pozicion i caktuar ose kur është përballë njërës prej dy portave, atëherë ka diçka që nuk shkon.

Ky është rasti i Messi-t, i cili ka gabuar 10 penallti të goditura në  portën veriore të “Camp Nou” që nga 2015-ta dhe vetëm një atë që ndodhet në jug. Por shpjegimi për këtë nuk ka lidhje me paranormalen, siç ka zbuluar Albert Ventayol, gheolog katalanas.

PORTA VERIORE – Sigurisht, 10 penallti të gabuara në 3 vite mund të duket një gjë e tepërt, veçanërisht për një si Messi, por Ventayol ka gjetur një justifikim bindës për numrin 10-të të Barcelona-s dhe e ka publikuar në numrin 52 të revistës “Earth&Technology” të gjeologjisë: “Porta në veri ndodhet mbi një terren të epokës paleozoike (e para e tri epokave gjeologjike), që është i ngurtë dhe i mbuluar nga mbetje të periudhës Neozoike (periudha gjeologjike më e afërt), ndërsa porta që ndodhet në jug ndodhet mbi argjilë, një terren që është më i butë”.

Kështu, tani kemi një shpjegim shkencor: fajin e ka terreni. Penalltia e vetme e gabuar para portës që ndodhet në jugut në tre vitet e fundit tregon se, në fund të fundit, Leo Messi është njerëzor. Por dhjetë gabimet e bëra para portës tjetër meritonin një përgjigje.

ZBULIMET – Informacionet janë mbledhur për ndërtimin e impiantit të ri “Espai Barça” dhe, me të drejjtë, terreni duhej të analizohej. “Marca” ka publikuar edhe disa deklarata të shkencëtarit: “Makthi më i madh i Messi-t është nënshtresa paleozoike e tokës. Ai ndihet më mirë mbi argjilë”. Kjo është e gjitha? Ku i dihet! Por për një gjë nuk ka asnjë dyshim: Messi nuk bazohet vetëm te terreni, por edhe te një talent që nuk njeh kufi.

Gjithsesi, duke parë se një mënyrë për të ndalur “Pleshtin” është gjithmonë e dobishme, priten studime gjeologjike në stadiume të tjera ku LM10 ka luajtur për të konfimuar ose përgënjeshtruar këtë gjetje gjeniale dhe të veçantë.

Related posts

SHTANGEN “KATALANASIT”/ Sulmuesi Gomez MPOSHT Ter Stegen me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Kërkohet në KAS heqja e një titulli kampion të Juventusit për çështjen e plusvalencave

F.autor

LEVANTE-REAL MADRID/ Vinicius Junior titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment