Futboll La Liga Sport

ZBULON SEKRETIN/ Messi tregon aftësitë e shënimit të golave nga gjuajtja e lirë

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, e ka zbuluar sekretin prapa aftësisë së tij për të shënuar gola nga goditjet e lira, duke e bërë dallimin mes këtyre të fundit dhe penalltive. Sipas argjentinasit, saktësia nga gjuajtjet e lira mund të përmirësohet duke ushtuar.

Messi, është i njohur për aftësinë e tij për të shënuar nga gjuajtjet e lira. Ai është aq i saktë saqë i ka shënuar më shumë gola (19) nga gjuajtjet e lira se sa çdo ekip tjetër në top pesë ligat e Evropës që nga viti 2014, përcjell Gazeta Express.

Ylli argjentinas arriti t’i shënojë dy gola të jashtëzakonshëm nga gjuajtjet e lira në stadiumin RCDE për t’i ndihmuar skuadrës së tij të fitojë me rezultat 4-0 ndaj Espanyolit. Kjo ishte hera e parë që Messi i shënoi dy gola nga gjuajtjet e lira në një ndeshje të La Ligës.

Këto dy gola bënë që tani Messi t’i ketë shënuar 19 gola nga gjuajtjet e lira që nga viti 2014, më shumë se cilido klub në top pesë ligat e Evropës gjatë të njëjtës periudhë kohore. Klubi më së afërti statistikave të Messit është kampioni italian, Juventusi, të cilët kanë arritur të shënojnë 18 gola nga gjuajtjet e lira gjatë këtyre katër viteve të fundit.

“Është e vërtetë që ne qëndrojmë shpeshherë pasi të përfundojmë stërvitjet për t’i ushtruar jo vetëm gjuajtjet e lira, por edhe goditjet nga jashtë zonës së portierit. Ti mësohet me goditjen e topin në një mënyrë të caktuar dhe vazhdimisht e zbulon formën më të mirë. Në fund të fundit, gjithçka varet nga stërvitjet dhe ushtrimet”, ka thënë Messi.

“Penalltitë dhe gjuajtjet e lira janë të ndryshme. Në gjuajtje të lirë e ke një mur mbrojtës, një distancë më të madhe dhe është një lloj tjetër i goditjes. Gjithashtu, ti nuk e ke presionin që duhet të shënosh patjetër, sepse goditjet e lira mund edhe të mos përfundojnë si gola”.

“Në rastin e penalltive ke shumë më shumë për të humbur. Këtu, portieri ndihet më rehat. Nëse lojtari shënon, është normale pasi që është penallti. Ai i cili e godet topin pritet të shënojë më shumë sesa që pritet nga portieri ta mbrojë portën. Presioni është i ndryshëm”.

Related posts

NUK KANË FUND PROBLEMET TEK BRAZILI/ Dëmtohet edhe futbollisti i Barcelonës, ja sa do mungojë

Delo.autor

STATISTIKAT/ Forma dhe golat, Ibrahimovic ndez zjarrin e… Milanit

Delo.autor

TENIS/ Naomi Osaka triumfon në Australian Open, mposht amerikanen Brady në finale

Delo.autor

Leave a Comment