Mohamed Salahu ishte stërmunduar në fillim të këtij sezoni nga ndikimi që kishte pasur në të lëndimi i krahut në fund të sezonit të kaluar, ka thënë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.
Sulmuesi egjiptian shënoi golin e parë në fitoren e Liverpoolit 2-0 ndaj Wolves këtë fundjavë në Premierligë, i cili ishte i 14-ti për të në total në të gjitha garat këtë sezon.
Pesë nga këto gola Salah i ka shënuar në dy javët e fundit dhe Klopp beson se lojtari më i mirë në Premierligë sezonin e kaluar ka shpërthyer në katër anët përsëri, jo për faktin se nuk ka qenë kështu edhe pasi Sergio Ramos, kapiteni i Real Madridit, e rrëzoi atë duke e hedhur në tokë në krah pas e kapi me një lëvizje si në mundje në finalen e Ligës së Kampionëve në maj.
“Ai është mjaft i ri për të përfshirë shumë më shumë gjëra në lojën e tij. Jo vetëm shpejtësinë, jo vetëm shënimin e golave, por edhe mbajtjen e topit”, tha Klopp në një konferencë për media të hënën.
“Ama, ta bësh këtë duhet ta përdorësh trupin dhe pikërisht ky ka qenë problemi për Mo në fillim të sezonit. Pjesë të trupit të tij nuk ishin të përkryera akoma”, shtoi ai.
“Nëse punoni në një zyre dhe krahu juaj nuk është 100% mirë, nuk ka problem. Por, nëse jeni futbollist profesionist, atëherë kjo të heqë 10-15 për qind nga vetja”, shpjegoi ai.
“Ai ende është lojtar i klasit botëror, por ne e dinim që duhej të prisnim momentin që Mot ë shpërthente përsëri”, shtoi Klopp.