Futboll Shqipëri Sport

Zëvendësi Xhafa: Dikur luaja për titull, sot për mbijetesë, por ka shpresë se…

Ardian Mema e ka tashmë zyrtarisht një ndihmës tek Tirana, dhe ai është Erjon Xhafa. Ditën e sotme, para ndeshjes me Kastriotitn, 36-vjeçari dha një prononcim për mediat, ku beson se me këtë grup mund të bëjë kthesën tek Tirana. Ish-mbrojtësi ka qenë pjesë e Tiranes në sezonin 2007-2008.

Keni ardhur te Tirana në një moment delikat

E vërtetë është, delikat është për pikët që ka Tirana. Shpresojmë të dalim sa më shpejt nga kjo situatë. Kam ardhur të ndihmoj sadopak me kontributin tim dhe me eksperiencën time profesor Ardin. Shpresoj të jem futur me këmbën e mbarë.

Si ju dukjet ambienti, tani që riktheheni pas shumë vitesh?

Shumë ndryshe, pasi kur kam qenë pjesë e Tiranës objektivat kanë qenë për të dalë kampionë, jo për të mbijetuar. Sërish mendoj se nuk është ky objektivi real. Me disa ndeshje të mira klasifikimi ndryshon”.

A e ka forcën kjo skuadër për të bërë kthesën?

Besoj se po, pasi ky grup lojtarësh është ai që ka kaluar në avantazh me Partizanin. Shpresoj që të lirohemi në aspektin psikologjik, pasi ky grup lojtarësh mund të bëjë më shumë.

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Corvino: Vlahovic? E mora për 1.5 milionë euro dhe thanë se ishte i shtrenjtë

Delo.autor

Dani Alves: “Vdekja e Astorit? Nuk më trondit… në botë vdesin mijëra fëmijë të uritur!”

Q.Autor

Mourinho kërkon fitore në “Stamford Bridge”, formacionet zyrtare Chelsea – Man United

Isa.Autor

Leave a Comment