Futboll

ZHGËNJIMI TEK INTER/ Trajneri holandez, Frank de Boer: Kam shpenzuar shumë energji, më ka kushtuar…

Inter dhe Crystal Palace, dy aventura të shkurtra, por që i kanë kushtuar shumë në aspektin e energjive të shpenzuara, trajnerit holandez, Frank de Boer. Sot tekniku holandez është në kërkim të një projekti që t’i shkojë për shtat njëlloj si një kostum i bërë me porosi, por ende nuk ka mbërritur thirrja e duhur.

“Në fillim mendoja vetëm për veten dhe jo për futbollin. Pas dy zhgënjimeve, ngopesh. Te Ajax kam qenë shumë mirë. Tek Inter dhe Crystal Palace kam shpenzuar shumë energji. Në ato dy eksperienca gati 80 ditë më kanë kushtuar në terma energjie më shumë se pesë sezone e gjysmë te Ajax. Ndonjëherë menaxheri merr kërkesa, por disa aherë u thua jo, sepse nuk ke asnjë interes. Kam patur oferta nga Arabia Saudite dhe Bahrein, që janë vende të lezeçme, por nuk është kjo ajo që më intereson për momentin”, deklaroi De Boer.

Related posts

MILAN PLANIFIKON TË ARDHMEN/ Mirupafshim Ibrahimovic! “Kuqezinjtë” gjejnë pasuesin dhe sakrifikojnë… Calhanoglu

Delo.autor

ZBULON SE Ç’DO TË NDODHË ME SERIE A/ Gravina: Juventus nuk e do titullin në tavolinë

Delo.autor

SFIDA NDAJ FRANËS/ Ceremonia e hapjes i besohet Era Istrefit, ja i ftuari special

Delo.autor

Leave a Comment