Futboll Seria A Sport

E KËRKON MILANI/ Juventus do të presë për ta marrë Rabiot me parametra zero

Juventus nuk do të bëjë asnjë lëvizje për Adrien Rabiot këtë verë, sugjerojnë raportet, por nëse ai nuk largohet nga Paris Saint-Germain atëherë do të mundohet ta marrë me parametra zero.

Francezit i skadon kontrata në fund të sezonit aktual, kështu që është i lirë të negociojë me klubet e tjerë në janar. Bardhezinjtë kanë kohë që e admirojnë lojtarin, por Tuttosport raporton se nuk do të bëjnë asnjë lëvizje këtë verë.

Barcelona gjithashtu është e interesuar, kështu që Juve do të presë deri në fund të merkatos për të filluar punën për ta sjellë në Torino verën tjetër.

Nëse Rabiot nuk do të shkojë në Camp Nou, ose të rinovojë me PSG, atëherë do të fillojë puna për ta sjellë te Juve.

Related posts

SHORTI I SUPERLIGËS/ Përballje titanësh që në javën e parë, kampionët presin nënkampionët

Delo.autor

Hazard gati të largohet nga CHELSEA, ja çfarë i bën klubit

Q.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Perez gati 150 milionë euro për kampionin e botës…

Delo.autor

Leave a Comment