Futboll La Liga Sport

“1001 NDESHJE”/ Lionel Messi nuk njeh LIMITE, mbyll “mijëvjeçarin”

Leo Messi e kishte arritur para sfidës së mbrëmjes së kaluar shifrën e 1000 ndeshjeve në nivel klubi. Kjo shifër “mijëvjeçare” u arrit nga Leo Messi në ndeshjen e fundit kundër Girona, në Montilivi, ku lojtari argjentinas ishte përsëri çelësi i suksesit me golat e tij.

Duke mos llogaritur ndeshjet e luajtura me kombëtaren e Argjentinës, Leo Messi ka luajtur tashmë 1001 ndeshje (përfshirë edhe atë të mbrëmshmen në Kupën e Mbretit) në nivel klubi.

Sipas të dhënave të ofruara nga “MessiStats”, që nga momenti kur pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka debutuar me Newell’s Old Boys në vitin 1994, tashmë janë dokumentuar zyrtarisht një total prej 1001 ndeshjesh të tij në rang klubesh. Një listë që përfshin ndeshjet e luajtura si një “fëmijë” me Newell, por edhe ato me ekipin rinor të Barcelonës, si dhe miqësoret e ekipit të parë.

Të dhënat janë si më poshtë:
Old Boys New/ell: 176 ndeshje
Cantera Barcelona: 107 ndeshje

Me ekipin e parë të Barcelonës (zyrtare): 663 ndeshje
Me ekipin e parë të Barcelonës (miqësore): 55 ndeshje

E habitshme për këtë marrëdhënie është gjithashtu numri i golave të shënuar nga Leo Messi gjatë këtyre 1000 ndeshjeve. Ai ka shënuar praktikisht një gol për çdo ndeshje të luajtur. Në total, Messi ka shënuar 957 gola në këto 1001 ndeshje zyrtare të dokumentuara.

Kjo është shpërndarja e tyre:
Old Boys Newell: 234 gola
Cantera Barcelona: 105 gola

Me ekipin e parë të Barcelonës (zyrtarë): 579 gola
Me ekipin e parë të Barcelonës (miqësore): 55 gola

Kështu, të mërkurën, kundër Sevilla, në Kupën e Mbretit, Leo Messi hyri në “mijëvjeçarin” e ri, sa iu takon numrit të ndeshjeve (1001) në nivel klubi.

Related posts

“PLANI B” I ZIDANE FUNKSIONON/ Real Madrid është i uritur, ja përse titulli mund të fitohet…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Lojtari i Kombëtares ndryshon skuadër, transferohet në kampionatin sllovak

Delo.autor

KRIZA NË SUPERIORE/ UEFA u jep 470 mijë euro klubeve, ja vendimet e Komitetit Ekzekutiv të FSHF

Delo.autor

Leave a Comment