Futboll Sport

A ËSHTË NË PLANET E TIJ ARSENALI? Emery përgjigjet prerë për Mesut Ozil

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka deklaruar përsëri se Mesut Ozil është pjesë e planeve të tij, pavarësisht se gjermani ka mbetur si një zëvendësues i papërdorur në fitoren 2-1 ndaj Chelsea, të shtunën.

30-vjeçari ka luajtur vetëm 155 minuta në Premier League, që nga barazimi 1-1 i Arsenalit me Wolves, më 11 nëntor, dhe ka qenë i lidhur me një mori klubesh.

Paraqitja e tij ka shkaktuar edhe zemërimin e një numri lojtarësh të mëparshëm të Arsenalit, si Emmanuel Petit dhe Paul Marriner, të cilët kanë kritikuar punën dhe angazhimin e ish-ndërkombëtarit të Gjermanisë.

Nëse Ozil do të kthehet në planet e trajnerit Emery, ai duhet të sfidojë Matteo Guendouzi, ose Aaron Ramsey, të cilët, të dy bënë shfaqje të shkëlqyera kundër Chelsea.

Megjithatë, ish-fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë mund ta marrë shansin e tij në ndeshjen e ardhshme të “topçinjve”, në “FA Cup”, kundër Manchester United.

Emery la pushim një numër lojtarësh kryesorë të ekipit të parë gjatë raundit të mëparshëm të këtij kompeticioni, kundër Blackpool, dhe mund ta bëjë të njëjtën gjë edhe kësaj here.

“Ozil ishte në rregull për të luajtur të shtunën, por nuk menduam ta hedhim në fushë, – tha Emery. – Unë fola edhe me të dhe dua që të jetë gati për ndeshjet e ardhshme, si të gjithë lojtarët në ekip. Mendoj se ai mund të luajë ashtu si duam. Në ndeshjet e ardhshme do të kemi nevojë për çdo lojtar, gjithashtu edhe për cilësitë e tij”.

Ndërsa spekulimet vazhdojnë për të ardhmen e Ozil, agjenti i tij i tha “Goal”, më parë, këtë muaj: “Mesut nënshkroi një kontratë të re në janar të vitit të kaluar, sepse e pa të ardhmen e tij tek Arsenali. Asgjë nuk ka ndryshuar në mendjen e tij”.

Related posts

Basha: Kombëtarja më e bukur me Panuccin, ja çfarë i thashë Memushajt për Barin

Q.Autor

U SHPALL KAMPION I EUROPËS/ Dikur ëndërronte të takonte Gerrardin, sot talenti ka fiton Championsin (FOTO)

Delo.autor

FJALIMI EMOCIONUES/ De Ligt para 100 mijë tifozëve: U treguam të gjithëve çfarë është futbolli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment