Futboll Sport

AKUZOHET PËR MASHTRIM TATIMOR/ Cristiano Ronaldo del sot para gjykatës

Cristiano Ronaldo pritet të marrë sot pjesë në seancën dëgjimore në Madrid. Ylli i futbollit akuzohet për mashtrim tatimor. Pritet që sulmuesi portugez të dënohet me një gjobë prej 18.8 milionë euro për evazion fiskal, si pjesë e një marrëveshje të arritur me autoritetet tatimore spanjolle.

Prokurorët gjithashtu kanë kërkuar që Ronaldo të dënohet me 23 muaj burg.

Megjithatë, ai nuk do kalojë asnjë ditë në burg pasi dënimet deri në 2 vite përgjithësisht nuk zbatohen në Spanjë për shkelësit e parë për krime jo të dhunshme.

Seanca dëgjimore nis në orën lokale 9:50 dhe pritet të zgjasë vetëm pak minuta pasi marrëveshja ti paraqitet zyrtarisht gjyqtarit.

Gjyqtari do japë vendimin përfundimtar sot (22 janar) ose në ditët e ardhshme.

Related posts

Nis ankandi/ Skuadrat prestigjoze të Europës duan mesfushorin suedez

Isa.Autor

ZBULON ËNDRRËN E FSHEHTË/ Allegri: Duke mësuar kaq shumë gjëra, shpresoj të bëhem si…

Delo.autor

NË AZI SHKRUHET HISTORIA/ Rekordi i pabesueshëm i Kazuyoshi Miura

Delo.autor

Leave a Comment