Futboll Premier League Sport

ALARM TEK MANCHESTER UNITED/ “Zhduket” Martial

Rrjetet sociale kanë zëvendësuar zyrat e shtypit. Pjesa më e madhe e informacioneve mbi jetën sportive dhe jo vetëm të atletëve merren nga postimet që bëhen në Twitter dhe Instagram. Komunikatat zyrtare janë pjesë e historisë dhe tani çdo komunikim kalon nëpërmjet rrjeteve sociale. Për këtë aryse, duket e çuditshme kur një lojtar fshin të gjithë profilet e tij.

I ka ndiohur shumë yjeve gjatë periudhave të vështira (Donnarumma gjatë rinovimit të tij me Milan-in) ose edhe pasi kanë vendosur të tërhiqen, siç ka ndodhur me Victor Valdes. Por kur e bën një nga lojtarët me të mirë të Manchester United, Anthony Martial, shkakton shumë zhurmë.

Për disa arsye: zërat e merkatos, që flasin për një largim të tijin nga “Old Trafford”. Më pas mendohej se me largimin e Jose Mourinho-s, i keqi i radhës, gjithçka do të ishte në rregull. Madje, Solskjaer ka folur në mënyrë direkte, duke theksuar qëllimin e klubit për të rinovuar kontratën e ish-sulmuesit të Monaco-së.

Atëherë, çfarë ka ndodhur? “The Sun” ka folur për një vendim të paparashikuar, por Martial e ka patur një problem gjatë javës së kaluar. Siç i ka ndodhur gjatë verës, ai është kthyer me vonesë nga pushimet. Një gabim që i ka prishur shumë punë me Mourinho-n dhe që mund t’i ketë krijuar probleme të tjera me klubin.

Fshirja e profileve në rrjetet e sociale është një veprim i ngjashëm, por akoma më drastik, me atë të majit të kaluar, kur Martial ka hequr nga profili i tij në Instagram fotografitë që kishin lidhje me eksperiencën e tij te “Djajtë e Kuq”, duke nënkuptuar një largim që nuk erdhi.

Tani tifozët e United nuk e dinë me saktësi se çfarë duhet të presin dhe ndjekin të shqetësuar zhvillimet e situatës. Ashtu si shmë klube të tjerë që interesohen për francezin. “L’Equipe” ka kujtuar se United ka aktivizuar klauzolën e rinovimit të njëanshëm të kontratës, e cila do të skadojë në 2020-ën. Por janari ka ardhur dhe tani mund të ketë ardhur edhe koha për Martial që të largohet përfundimisht nga “Old Trafford”…

Related posts

Manchester United dhe Arsenal në “luftë” për yllin e Tottenhamit

Isa.Autor

I ÇOJNË…/ Tifozit të Partizanit i bëjnë një surprizë të pakëndshme pas ndeshjes me Kukësin (VIDEO)

F.autor

E BUJSHME/ “Sheikët” e PSG-së duan të blejnë Romën, ja reagimi i presidentit të klubit italian

Delo.autor

Leave a Comment