Futboll Premier League Sport

Lukaku siguron për 38 SEKONDA triumfin e United, Chelsea “ngec” ndaj Southampton

Manchester United ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në Premier League, teksa viktima e radhës ka qenë Newcastle. Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer ka fituar 2-0 dhe kjo ka qenë mbase ndeshja më e vështirë e norvegjezit që kur mori drejtimin e United në mesin e dhjetorit.

“Djajtë e kuq” kanë vuajtur të gjejnë golin e avantazhit në pjesën e parë dhe duhej zëvendësuesi Romelu Lukaku për të zhbllokuar rezultatin në pjesën e dytë, vetëm 38 sekonda pasi ishte futur në lojë.

Pas tij ishte Marcus Rashford ai që dyfishoi dhe vulosi një tjetër fitore të merituar për Djajtë e Kuq. Me këtë ritëm, United do të luftojë për një vend në Champions League deri në fund të sezonit.

Pas dy fitoreve të marra me vështirësi ndaj Palace dhe Watford, Chelsea e mbyll periudhën e vështirë të festave me një barazim zhgënjyes 0-0 ndaj Southampton në Stamford Bridge.

Blutë e Londrës nuk arritën të gjenin një mënyrë për të zhbllokuar mbrojtjen e miqve përgjatë 90 minutave dhe duhet të kënaqen me një barazim pa gola.

Shumë mundësi të krijuara, presion gjatë gjithë lojës dhe një gol anuluar Moratas, por sot mungonte fantazia në fushë, megjithëse Maurizio Sarri u mundua të fuste në lojë sa më tepër lojtarë kreativë. Me këtë barazim, Chelsea mbetet në vend të katërt, por ka mbetur tepër mbrapa në luftën për titull dhe duke parë ecurinë e kohëve të fundit, objektivi kryesor i Bluve do të jetë një vend mes katër më të mirëve.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera Huddersfield bie në shtëpi 2-1 ndaj Burnley-t, që ka shfaqur shenja përmirësimi javët e fundit. West Ham shpëton një barazim 2-2 pas disavantazhit të dyfishtë, me Arnautovic hero, sepse austriaku shënoi 2 gola.

Wolves e pëson në shtëpi, i mundur 2-0 nga një Crystal Palace në superformë. Bournemouth dhe Watford ndajnë nga një pikë në barazimin të çmendur 3-3, ku të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë.

Related posts

“NGRE NË QIELL TË SHTATË” TRAJNERIN INZAGHI/ Zanetti: Ky Inter po na argëton, besojmë te titulli

Delo.autor

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Lajm i keq për Orges Shehin, titullari i Tiranës i padisponueshëm

Delo.autor

“BUFFON KISHTE FRIKË TË LUANTE PREJ GRERËZAVE”/ Capello: Por, pas 5 minutash…

Delo.autor

Leave a Comment