Gossip

AMBASADORJA E ARSENALIT/ Ish e dashura e Bellerinit, e quan gorillë por i kërkon falje… (FOTO)

Ambasadorja e Arsenalit, Esha Gupta, ka kërkuar falje publike pas fyerjes drejtuar Alex Iwobi-t ku e kishte krahasuar me një gorillë.

Ylli i Bollivud-it ka thënë se nuk e kishte kuptuar që po tregohej raciste, por tifozët nuk e kanë falur madje kanë kërkuar pushimin e saj nga puna.

Esha postoi në profilin e saj në Instagram, një bisedë në WhatsApp, ku thuhej:

“Zgjidhni problemet që kemi me krahët. Nuk mund të shoh atë gorillë me fytyrë të Iwobi që vrapon sa lartë poshtë. Ai është kaq i keq.”

Ndërsa ajo është përgjigjur: “Hahaha seriozisht nuk e kuptoj pse nuk e mbajnë më shumë në stol.”

Bashkëbiseduesi ka vijuar duke thënë: “Duket sikur evolucioni ka ndaluar për të. Nuk ka ndryshuar që nga njeriu Neandertalit.”

Kur e kuptoi gabimin, ajo nxitoi të fshinte foton nga profili i saj, por tashmë ajo bisedë ishte bërë virale. Pas sulmit ndaj saj, Esha ka kërkuar falje në Twitter duke thënë:

“Djem më vjen keq që menduat se ishte raciste. Nga ana ime ishte keq, pasi unë jam e dashuruar me sportin. Më falni djem, falni budallikun.”

Gupta ka qenë e dashura e Hector Bellerin në të kaluarën.

Në një postim tjetër ajo shkruan: “Ishte një diskutim gjatë tensionit të lojës. Ndjesë se nuk e kam kuptuar që po bëhej raciste. Kjo nuk është diçka për të cilën jam krenare, ishte faji im, më falni.”

Related posts

PAS NDARJES PËR TRADHTINË ME EUGENIA SUAREZ/ Icardi: 3 kushte për Wanda-n për paqe. Futet edhe…

Delo.autor

Emery nuk e preferon/ Portieri Leno ka se me çfarë të ngushëllohet (FOTO)

Isa.Autor

TË VETMIT SHQIPTARË QË NUK PËRKRAHËN KOMBËTAREN/ Familja e ish-futbollistit na surprizoi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment