Futboll Seria A Sport

“JAM SHUMË I LUMTUR”/ Rikthehet ish-mbrojtësi: Nuk mund ta refuzoja Interin, ata janë një…

Mbrojtësi i Pescara-s Andrew Gravillon ka konfirmuar se do të rikthehet tek Inter. “Nuk e mendova dy herë, po pres me padurim të rikthehem.”

Mësohet se Inter ka firmosur me Gravillon dhe e ka huazuar përsëri te Pescara për pjesën e mbetur të sezonit.

Megjithatë 20-vjeçari mund të largohet sërish në formë huazimi në fund të sezonit, me Sassuolo që është interesuar për lojtarin.

“Jam shumë i lumtur. Sapo më telefonoi Inter, nuk e mendova dy herë,” shprehet ai për Sky Sport Italia.

“Ata janë një familje për mua dhe të jem në gjendje të rikthehem është një mundësi që dua ta shfrytëzoj deri në maksimum.

“Më kërkuan edhe skuadra të tjera, por kur Inter të telefonon duhet t’i thuash ‘jo’. Mezi po pres të kthehem në shtëpi.”

Related posts

SFIDA NDAJ EGNATIA-S/ Shehi: Përballemi me një skuadër që ka vendosur në vështirësi çdo ekip

Delo.autor

Numrat nuk gënjejnë, ja pse Real Madrid po kthehet në identitet

Q.Autor

Publikohen formacionet e ndeshje midis Arsenalit dhe CSKA Moscow

Sadik.Autor

Leave a Comment