Futboll Sport

“AVENTURA E FUTBOLLISTIT QË…”/ Panucci e NGELI në klasë, shqiptari braktis Greqinë për Suedinë! (FOTO)

Astrit Ajdareviç ndërron kampionat dhe skuadër. Mesfushori i kombëtares shqiptare, që megjithatë nuk është marrë më në konsideratë nga Panucci, do të transferohet ose, më saktë, kthehet në Suedi pas shumë vitesh. Gati akordi me klubin e Djuagarden. Sipas medieve suedeze, aventura e futbollistit që dikur ka veshur edhe fanellën e Liverpoolit (te të rinjtë), Leicesterit dhe Standart Liege, por edhe në Norrkoping, Orebro dhe Helsinborgut në Suedi, ka mbyllur aventurën e tij me AEK-un në Athinë.

Këtë sezon, shkak edhe dëmtimi, nuk ka luajtur asnjë ndeshje në kampionat, ndërsa do të prishë kontratën me klubin e Athinës. Ky është sezoni i tretë në Greqi me verdhezinjtë, ndërsa më parë ka luajtur me Orebron.Ajdareviç, 28 vjeç, që ka lindur në Prishtinë, ka shënuare dhe një gol në Europa League ndaj Dinamo Kiev sezonin e shkuar. Me kombëtaren e Shqipërisë, vetëm 9 minuta në miqësoren Turqi-Shqipëri 2-3. Më pas, ai nuk u aktivizua dhe grumbullua më.

Related posts

Real Madrid, plan për të mbrojtur nderin e miliona madrilenëve

Sadik.Autor

MERR FUND DILEMA/ Rabiot vendos më në fund. Ja ku do të luajë francezi

Isa.Autor

STATISTIKAT NDËR VITE/ Nga golat te pjesëmarrjet dhe kohët shtesë, ja rekordet e 15 edicioneve të Europianëve…

Delo.autor

Leave a Comment