Futboll Premier League Sport

“DO TË UDHËTOJË DREJT…”/ Rokadë e trefishtë, largimi i Higuain zyrtarizon të ardhmen e dy sulmuesve të tjerë (FOTO)

Pritet që nga momenti në moment Gonzalo Higuain të udhëtojë drejt Londrës, atje ku do mbyllë detajet e marrëveshjes për kalimin e tij te Chelsea. Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso deklaroi publikisht se argjentinasi ka bërë zgjedhjen e tij dhe ai e respekton atë. Për këtë ai nuk u grumbullua fare me ekipin për sfidën e nesërme në transfertën ndaj Genoas.

Kjo lëvizje e Higuain i hap rrugë zhbllokimit të situatës së dy sulmuesve të tjerë. Krzysztof Piatek nuk do jetë nesër në fushë për Genoan për shkak skualifikimi, prandaj do e ndjekë ndeshjen nga tribuna. Kjo do jetë ndeshja e fundit për të si lojtar i Genoas, pasi që të martën situata e tij merr rrjedhë tjetër dhe ai do veshë fanellën me numër 9-të te Milani.

Detajet e kontratës së tij tashmë janë mësuar, pagë 1.8 milionë euro për 5 sezone, 40-45 milionë euro që do shkojnë në arkën e Genoas, por që do të paguhen me këste sepse Milani vetëm do e huazojë fillimisht polakun për shkak të mungesës së parave dhe të Fair Play Financiar.

Një tjetër situatë merr zgjidhje në Londër. Alvaro Morata do i lirojë vendin Higuainit, e ardhmja e tij do jetë në Madrid. Edhe spanjolli i ka zgjidhur detajet e kontratës së tij të re, por të gjithë klubet janë në pritje të zgjidhjes së sulmuesit argjentinas për të përfundon këtë operacion të trefishtë. Morata, këtë herë do veshë fanellën e Atletico Madrid, rivalëve të Real Madrid, aty ku ai doli në hapat e tij të parë.

Te Chelsea është edhe Michu Batshuaiy që pritet të largohet. E ardhmja e tij do jetë në Francë, aty ku Monaco e pret për të forcuar skuadrën në misionin mbijetesë.

Related posts

LIGA E KAMPIONËVE/ Ja si kualifikohet Interi për fazën e 1/8-ve

Delo.autor

FOTO/ Tek Interi s’ka më harmoni. Tifozët e fërshëllejnë, Brozovic duartroket me ironi

Q.Autor

FITORJA E TRETË RADHAZI/ Juventus mposht Torinon në Derbi falë golit të Locatelli-t

Delo.autor

Leave a Comment