Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME NË FRANCË/ Dy rivalë të përjetshëm Arsene Wenger dhe Mourinho në një ekip

Mund të duket e pabesueshme, por dy ish-trajnerë të Premier League, dy rivalë të përjetshëm të njëri-tjetrit si Arsene Wenger dhe Jose Mourinho, mund të gjenden sezonin tjetër në të njëjtin ekip. Ideja e çmendur i ka lindur presidentit të PSG-së, Nasser Al Khelaifi, që mendon të afrojë dy trajnerët e njohur te skuadra e tij.

Natyrisht që kjo gjë do të realizohet vetëm në rast se trajneri aktual Thomas Tuchel do të dështojë të fitojë Champions League. Triumfi në Europë është kushti i vetëm që Tuchel të qëndrojë te skuadra pariziene në fund të këtij sezoni, në të kundërt do të japë krahun. Në vendin e tij do të vinte trajneri portugez Jose Mourinho, aktualisht pa ekip pas shkarkimit nga Manchester United.

Po Wenger? Ideja e Al Khelaifi është që ish-trajneri francez, që për 22 vite me radhë drejtoi Arsenal, të vijë te Paris Saint Germain në detyrën e drejtorit sportiv (general manager). Presidenti i PSG-së e vlerëson shumë përvojën e Wenger si menaxher, ndaj kërkon të përforcojë stafin e tij drejtues me një emër ikonë të futbollit si trajneri francez.

Related posts

Cristiano Ronaldo te Juventus, Marchisio ka dy fjalë për portugezin

Isa.Autor

“NË RINI ISHA NJË KAFSHË PLOT ME PARA”/ Rrëfimi shokues i Tyson: Kam bërë seks me mamatë dhe motrat e miqve…

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ PSG mposht Lille me përmbysje dhe vazhdon arratinë në krye

Delo.autor

Leave a Comment