Futboll Sport

Biografi i Mourinhos i tregon të gjitha: Ja çfarë shkoi keq te Manchester United

Biografi i Jose Mourinhos, Manuel Pereira, thotë se çarja e marrëdhënies së trajnerit me Paul Pogba erdhi na dëshira e portugezit për të kontrolluar lojtarët e tij. “Special One” kishte probleme shumë publike me mesfushorin francez, i cili ka shpërthyer nën drejtimin e trajnerit të ri në “Old Trafford”, Ole Gunnar Solskjaer.

Pogba kurrë nuk “lulëzoi” me të vërtetë nën drejtimin e Mourinhos, para se trajneri portugez të largohej nga Manchester United në mes të rrugës, gjatë këtij sezoni. Pereira, i cili tha se Mourinho ishte shumë i kërkuar për disa lojtarë, shtoi se tendosja e marrëdhënieve me Pogba ishte shkaktuar nga dëshira e Mourinhos për të kontrolluar lojtarët e tij, një tendencë që nuk pëlqehet shumë në futbollin modern.

“Ai, sigurisht, nuk është dikush që kontrollon intimitetin e lojtarëve të vet, kjo nuk është e drejta e tij. Kur është fjala për futbollin, Jose pëlqen të ketë kontroll të plotë, – i tha Pereira “Goal” dhe “Spox”. – Mourinho dyshon shpejt te lojtarët që nuk arrijnë maksimumin e tyre në stërvitje dhe në ndeshje. Kjo mund të ndodhë një herë, dy herë, ose tri herë, por jo rregullisht. Ai nuk dëshiron që lojtarët ta mashtrojnë, por të jenë të disiplinuar dhe të luajnë futboll. Kjo është gjëja, për të cilën ata paguhen.

Nëse një lojtar jep 100 për qind, Mourinho nuk ka probleme me të. Atëherë nuk ka asgjë për të kontrolluar, por kur Mourinho mendon se nuk është kështu dhe lojtari mendon se duhet të bëjë më pak, bëhet e vështirë. Shumica e klubeve sot besojnë në profesionalizmin e lojtarëve të tyre, që i kushtojnë vëmendje vetes dhe dietës së tyre dhe në mes të sezonit nuk pinë alkool, ose nuk shkojnë në “party”.

Megjithatë, shembulli i Ousmane Dembele tregon mirë se ka ende disa lojtarë, që luftojnë në këtë drejtim. Te Real Madridi, për shembull, çdo lojtar duhet të jetë në dispozicion të një kujdestari në mesnatë. Kështu ka ndodhur në të kaluarën, të paktën. Është më e rëndësishme që një trajner të ketë dike, që ta përfaqësojë si duhet në fushë”.

Pereira vazhdoi duke thënë se mungesa e lidershipit te Manchester United ishte një çështje tjetër, që rrënonte marrëdhëniet e trajnerit me lojtarët. Mourinho kishte një numër veteranësh të respektuar në secilin prej klubeve të tij të mëparshme, por Pereira thotë se nuk ishte kështu gjatë kohës së tij me “Djajtë e Kuq”: “Pikërisht, një person që gëzon respektin e të gjithëve, i komunikon idetë e trajnerit te pjesa tjetër e ekipit. Ky person është si një trajner midis lojtarëve.

Mourinho e kishte gjithmonë këtë, para kohës së tij te Manchesteri. Për shembull, Xabi Alonso te Real Madridi, Frank Lampard te Chelsea, ose Javier Zanetti tek Interi. Është gjithmonë e vështirë të udhëheqësh dhe të koordinosh një grup prej 25 lojtarësh, veçanërisht nëse je duke kërkuar një person si Mourinho. Vetëm disa trajnerë mund ta bëjnë këtë.

Unë kujtoj momentin kur Diego Simeone e ngriti lart Tiago në vitet e tij të para tek Atletico Madrid. Tiago nuk ishte futbollist nga një tjetër planet, por një lojtar tepër i fortë, një komunikues i mire, i cili e përvetësoi dhe i kaloi idetë dhe mënyrat e të menduarit të Simeones tek ekipi. Gabi e mori më pas këtë rol, sot është Diego Godin.

Te Manchester United nuk e shoh më një udhëheqës të tillë, nuk ka më Paul Scholes, Ryan Giggs, ose Rio Ferdinand. Me udhëheqës të tillë në ekip, Mourinho do ta kishte më të lehtë”.

Related posts

E KENI PARË? NEYMAR bën pasimin më të BUKUR në HISTORINË E FUTBOLLIT (VIDEO)

Isa.Autor

MERKATOJA E BUJSHME/ Juventusi i ofron “Djajve të Kuq” 3 lojtarë për Pogba, ja emrat

Delo.autor

MILANI I FRIKSHËM/ Mediokër në fushë, por në zyra po bëhet një superfuqi

Isa.Autor

Leave a Comment