Futboll Sport

NË PRITJE TË TAKIMIT ME PANUÇIN/ Arbëreshi nga Argjentina humbet penallti dhe feston me trofe (FOTO+VIDEO)

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Kristian Panuçi vazhdon mbikëqyrjen dhe zbulimin e elementëve të rinj. Së fundmi, emri më i përfolur është ai i argjentinasit Tomas Guidara. Mbrojtësi 22-vjeçar, i cili është me prejardhje shqiptare dhe aktivizohet në kampionatin e Argjentinës me Belgranon.

Tekniku kuqezi pritet të takohet me mbrojtësin e djathtë ku do të diskutojnë rreth mundësisë për të veshur fanellën kuqezi. Në pritje të bisedës më trajnerin Panuçi, Guidara ka qenë protagonist ditën e djeshme në ndeshjen miqësore që skuadra e tij luajti përballë Rosarios.

Koha e rregull u mbyll me shifrat e barabarta 1-1, teksa nga kjo miqësore duhet të dilte një fitues, kësisoj skuadrat iu drejtuan penalltive. Belgrano arriti të fitonte me rezultatin 4-2, teksa i vetmi që gaboi ishte pikërisht Guidara.

Gjithsesi për fat të mirë, penalltia e humbur nga mbrojtësi me origjinë shqiptare nuk ndikoi ndaj ekipi i tij ngriti trofeun simbolik, duke e nisur vitin në mënyrën më të mirë të mundshme.

 

 

Related posts

Falcao: I nderuar për interesin e Milanit

Sadik.Autor

PËRDOR IRONINË “THERËSE” MESFUSHORIN OZIL/ Mourinho: Kush tha se jemi të interesuar për të?

Delo.autor

SFIDAT ME ISLANDËN DHE MOLDAVINË/ Roshi lë pas dëmtimin: Kam ardhur nga një dëmtim, ndihem…

Delo.autor

Leave a Comment