Futboll Sport

LAJM FANTASTIK PËR INTERIN/ Blerësi i ri njeriu më i pasur i Kinës

Kompania Suning,njëkohësisht pronarët e Interit po punojnë fort për të sjellë një biznesmen tepër serioz dhe të fortë për të marrë aksionet e Erick Thohir.

Në mediet italiani qarkulloi lajmi se një fond nga Hong Kongu kishte shfaqur interes për të blerë Interin për 800 milionë euro. Më pas u zbulua se fondi në fjalë do blinte 31.05% të aksioneve të biznesmenit tailandez për 150 milionë euro dhe procesi i kalimit të aksioneve do përmbyllej në muajin në vijim.

Aludimet ishin të shumta se blerës jo serioz, ashtu siç ishte edhe vetë Thohir, apo ish-presidenti i Milanit Yonghong Li që rezultuan një “flluskë sapuni” do ishin pas kësaj marrëveshje. Por, në orbitën e familjes Zhang nuk lejohen të tilla hapa fals dhe për këtë po punojnë që të sjellin një partner serioz dhe me stabilitet financiar.

 

Jo më shumë dhe jo më pak se Jack Ma, pronari i kolosit botëror “Ali Baba”. Ma ka marrëdhënie të fortë me Inter, pasi ai është 20% aksionar i kompanisë Suning Commerce dhe ka bashkëpunim shumë të mirë me presidentin Zhang dhe djalin e tij. Pasuria e tij vlerësohet të jetë 34.6 miliardë dollarë dhe Zhang po kërkon bashkëpunimin me të për të zgjeruar më tej në Azi markën e klubit zikaltër.

Aktualisht presidenti Zhang ka mundësuar marrëveshjen me kompaninë telefonike China Unicom dhe me sponsorin e ri Moutai. Përveç kësaj, në muajt e fundit, babai Zhang, djali Steve dhe partnerët e mundshëm të rinj brenda klubit morën pjesë në një event në Shanghai, ku ishte i ftuar nderi presidenti i UEFA-s Aleskander Ceferin

Related posts

I VRANË BABAIN NË LUFTËN E KOSOVËS/ Rrëfimi prekës i Manajt: Si e ktheva dhimbjen në forcë… (VIDEO)

Delo.autor

Zyrtare: Kepa rinovon me Bilbaon, skuadrat e mëdha tani duhet të paguajnë 70 mln euro

Q.Autor

TEKNIKU TUCHEL PRANË KALIMIT TEK CHELSEA/ Trajneri anglez: Kush tha se ai është i madh? Nuk tregon…

Delo.autor

Leave a Comment