Futboll Premier League Sport

BLERJA E PARË PËR SOLSKJAER/ Talenti i Serisë A javës tjetër tek Manchester Unitedi

Blerja e parë e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer si drejtues i Manchester United mund të jetë një mbrojtës. Javën e ardhshme skuadra e “djajve të kuq” pritet të zyrtarizojë transferimin e 21-vjeçarit serb Nikola Milenkovic, që aktivizohet në Serinë A me skuadrën Fiorentinës.

Paraqitjet e mira të mbrojttësit të qendrës kanë tërhequr vëmendjen e disa skuadrave “big” në Europë, si Tottenham, Liverpool e Juventus. Por duket se United janë në “pole position” për ta marrë lojtarin, që javën e ardhshme pritet të zbarkojë në “Old Trafford” për vizitat mjekësore.

Sipas të përditshmes britanike “The Mirror” palët kanë arritur një marrëveshje paraprake, me Manchester United që do të paguajë rretjh 30 milionë euro për të marrë shërbimet e lojtarit. Një shuifër që do të nxirrte jashtë loje edhe skuadrat rivale.

Ndërkohë që, në bisedime mund të përfshihet edhe mbrojtësi Matteo Darmian, që nga United do të transferohej te Fiorentina, duke u rikthyer në Serinë A pas disa sezonesh.

Related posts

“DO JAPIM SHPIRTIN TEK MILAN PËR TË FITUAR”/ Flet Theo Hernandez: Nuk e kam njohur Piol, por po zbuloj…

Delo.autor

“ALO PAULO, JAM SERGIO RAMOS…”/ Zbulohet biseda mes legjendës së Realit dhe drejtorit teknik të Milan-it (VIDEO)

Delo.autor

Formacionet zyrtare: City – Bristol

Q.Autor

Leave a Comment