Futboll Premier League Sport

MERKATOJA E BUJSHME PËR CHELSEAN/ Sulmuesi i PSG-së tek Premier League që në…

Drejtuesit e Chelsea kanë punuar deri më tani “nën rrogoz” për të realizuar blerjen surprizë, që do t’i hiqte dhimbjen e kokës trajnerit Maurizio Sarri në lidhje me problemet që skuadra e “bluve” të Londrës ka në sulm. Mësohet se skuadra e Chelsea është gati të paguajë 56 milione euro, për të sjellë në “Stamford Bridge” sulmuesin uruguajan Edinson Cavani, që luan me kampionët e PSG-së.

Sulmuesi 31-vjeçar ndodhet në Francë që prej vitit 2013, duke realizuar 126 gola në 175 ndeshje me PSG-së, sulmuesi ideal për Chelsea, ku po zhgënjejnë si Alvaro Morata ashtu dhe Olivier Giroud. Sipas mediave, bisedimet janë kryer në fshehtësi dhe palët kanë kohë që diskutojnë, madje transferimi është shumë pranë dhe mund të konkretizohet që në janar. Në këtë mënyrë, PSG do të mbante si Mbappe ashtu dhe Neymar, duke sakrifikuar Cavani.

Related posts

RRËFIMI UNIK NGA IZOLIMI PREK KORONAVIRUSIT/ Capello: Ditët pa futboll janë shumë, shumë të gjata

Delo.autor

GATI TË LUAJË DERBIN E PARË TË ITALISË/ Martinez kërcënon: Sezonin e ardhshëm do të “luftojmë” për…

Delo.autor

(VIDEO) Parisi bën “poker” në “Parc des Princes”, Neymar shënon super gol

Q.Autor

Leave a Comment