Futboll Premier League Sport

ÇMENDET NË MERKATO MAN CITY/ Shifër marramendëse për mesfushorin më të kërkuar të Serisë A

Skuadra e Manchester City po planifikon të ndërhyjë në merkato për të sjellë një përforcim me vlera për të ardhmen. Bëhet fjalë për mesfushorin brazilian të Napolit, Allan, që është kthyer një nga mesfushorët më të kërkuar aktualisht në merkato.

Për 28-vjeçarin e Napolit është interesuar edhe skuadra e PSG-së, që është në kërkim të dëshpëruar të një mesfushori. Por skuadra e City është gati të paguajë 100 milionë euro për të mundur konkurrencën dhe për të sjellë në Premier League lojtarin.

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis, kishte kundërshtuar fillimisht propozimet që i erdhën nga Franca për lojtarin, duke e çuar vlerën e tij në 100 milionë. Por tashmë ai duhet të dorëzohet dhe të pranojë këtë shumë, nëse City vendos të blejë lojtarin.

Sot, në Napoli ka patur një takim mes agjentit të lojtarit dhe atij të klubit për të diskutuar për të ardhmen e futbollistit. Allan luan prej 3 sezonesh te skuadra e Napolit, ku në 144 ndeshje në total ka realizuar 9 gola, një prej të besuarve të trajnerit Carlo Ancelotti.

Related posts

PJESË E FIORENTINËS/ 4 klube italiane shprehin dëshirën për lojtarin shqiptar

Delo.autor

“OKTAPODI” FRANCEZ/ “Ka ndalur MESSIN, por është mashtrues”, Kante: Nuk është e…(VIDEO)

Isa.Autor

Njihuni me PRONARIN e Leicsester që humbi jetën: Dashuronte KUAJT, KUMARIN dhe…

Isa.Autor

Leave a Comment