Futboll La Liga Sport

“COPA DEL REY”/ Barcelona përmbys disavantazhin, dhe kalon në gjysmëfinale

Barcelona ka përmbysur disavantazhin 2-0 të ndeshjes së parë të çerekfinales së Copa del Rey duke mposhtur Sevilla-n 6-1 në “Camp Nou”.

Pas kritikave të shumta, Philippe Coutinho ka folur në fushë, duke shënuar dy gola të rëndësishëm.

Të besuarit e Ernesto Valverde-s kanë zhvilluar një ndeshje të madhe dhe në fund janë shpërblyer me një fitore të merituar që i dërgon në gjysmëfinale.

Ishte Coutinho ai që zhbllokoi nga pika e bardhë e penalltisë për vendasit. Në krahun tjetër, Banega shpërdoron penalltinë e tij.

Për portierin Cillessen ishte e 20-ta e vërteta, pasi 19 penalltitë e tjera ai nuk kishte arritur t’i ndalte.

Pas pushimit ishin golat e Coutinho, Roberto dhe Suarez që vulosin triumfin.

Lionel Messi ka shënuar golin e gjashtë të takimit.

Related posts

“Bombë” nga Spanja: Barcelona dhe Atletico arrijnë marrëveshjen për Griezmann

Sadik.Autor

DISFATA E TRETË NË KAMPIONAT/ Etrit Berisha pëson 3 gola në ndeshjen e Serie A

Delo.autor

FIORENTINA-INTER/ “Vendasit” barazojnë rezultatin, shënon Veretout

Delo.autor

Leave a Comment