Futboll Premier League Sport

PPREMIER LEAGUE/ Livepooli barazon “në shtëpi”, Tottenham përmbys në 10 minuta

Ndërkohë që Liverpool ka shpërdoruar shansin më të mirë për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt hipotekimit të titullit, duke barazuar në shtëpi 1-1 me Leicester, Tottenham ka bërë çudinë, duke përmbysur gjithçka ndaj Watford në 10 minutat e fundit të takimit, të mbyllur me fitoren e Spurs-ave në shifrat 2-1.

Të kuqtë e Klopp kanë kaluar të parët në avantazh ndaj “Dhelprave” falë golit të Sadio Mane, vetëm një sekond pas përfundimit të minutës së dytë, që ishte edhe më i shpejti në Premier League që nga prilli i vitit 2016, kur Daniel Sturridge shënonte ndaj Newcastle në të 1:07.

Një gol që krijoi iluzionin se Liverpool do të arrinte misionin, për udhëhequr me +7 nga Manchester City, por jo për shumë kohë. Maguire ka prishur festën e të kuqëve, pasi ka barazuar shifrat vetëm pak momente para se skuadrat të drejtoheshin për në dhomat e zhveshjes, 1-1.

Leicester ka arritur të sigurojë një barazim të rëndësishëm pas plot 4 humbjesh në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, përballë një Liverpooli të pamposhtur në 32 ndeshjet e fundit në Premier League, me 23 fitore dhe 9 barazime, ecuria pozitive më e gjatë në Premier League që kur Manchester City regjistronte 37 ndeshje pa humbje mes dhjetorit 2010 dhe dhjetorit 2012.

Të kuqtë kanë nisur të fusin ujë në anijen e tyre, teksa kanë pësuar gola në të tria ndeshjet e fundit në shtëpi në Premier League, ndërkohë që në nëntë ndeshjet e para shtëpiake kishin pësuar vetëm dy gola.

Nga ana tjetër, Tottenham ka ruajtur në mënyrën më të mirë rekordin pozitiv në shtëpi, ndonëse ka djersitur shumë për t’ja dalë mbanë. Djemtë e Pochettinos u desh të përmbysnin epërsinë e vendosur nga miqtë në minutën e 38’ nga Cathcart.

Spursat kanë vonuar, por kanë reaguar me efikasitet maksimal në 10 minutat e fundit të ndeshjes. Pikërisht kur kishte hyrë minuta e 80’, Son ka barazuar shifrat, ndërsa vetëm 7 minuta më pas, ishte Llorente ai që përmbysi gjithçka, për t’i dhënë fitoren Tottenham.

Tottenham është i pamposhtur tashmë në tetë ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Watford në të gjitha kompeticionet, (6fitore 1barazim), që nga humbja 2-3 në League Cup në tetor të 1994.

Related posts

KONTE E KRITIKOI PUBLIKISHT/ Vidal e “thumbon” në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Inter përgatit goditjen e radhës, kushton 50 milionë euro

Isa.Autor

“KAM NJË GRUP DJEMSH QË MË KUPTOJNË…”/ Konte: Nuk ka nevojë të presim 9 muaj, për të parë…

F.autor

Leave a Comment