Futboll La Liga Sport

“COPA DEL REY”/ Benzema shkëlqen me dopietë, Real Madridi kalon në gjysmëfinale

Real Madrid ka fituar 3-1 në ndeshjen e kthimit ndaj Girona-s duke siguruar gjysmëfinalen e Copa del Rey.

Ndeshja e parë kishte përfunduar 4-2 për Los Blancos, të cilët nuk kishin probleme edhe në ndeshjen e kthimit duke fituar me të njëjtën diferencë golash.

Ishte dopieta e Benzema në pjesën e parë që thjeshtoi gjithçka për miqtë. Goli i parë ishte i mrekullueshëm.

Pas pushimit ishte Porro ai që ngushtoi diferencën, por Llorente shuan shpresat e një rezultati pozitiv për vendasit me golin pranë fundit të takimit.

Rezultati përfundimtar i dy sfidave është 7-3 për kryeqytetasit. Një fakt interesant është goli i Marcos Llorente.

Mesfushori ka shënuar dy gola nga dy goditjet e vetme drejt portës këtë sezon për Real Madrid.

Related posts

JO VETËM MELO/ “Zhduket” lojtari tjetër i Partizanit. Sulmuesi bëhet mister

Delo.autor

SFIDA NDAJ TEUTËS/ Tre titullarët e Tiranës negativ me COVID-19, por nuk do të aktivizohen. Ja arsyeja…

Delo.autor

Izabel Goulart, festoi për Brazilin, por ngushëlloi Kevin Trapp! (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment