Futboll Sport

DEBATI SE CILI ËSHTË…/ Si krahasohet Messi me Pele, Zidane dhe legjendat e tjera në moshën 31-vjeçare?

Debati se cili është futbollisti më i mirë i historisë, kur ka qenë në pikën e tij kulmore, do të jetë i përhershëm dhe do të ketë argumente të pamohueshëm. Adoleshenti Pele? Diego Maradona në moshën 26-vjeçare? Fenomeni kur ishte 21?

Megjithatë askush nuk ka qenë aq i qëndrueshëm sa Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në të 30-ata e tyre. Messi shënoi golin e 400-të në La Liga fundjavën që sapo lamë pas, duke u bërë lojtari i parë që e ka arritur këtë gjë me një klub të vetëm në pesë kampionatet kryesore të Europës.

Shifrat e tij nuk krahasohen me me asnjë futbollist tjetër, madje edhe po ta krahasosh me Messi-n e fillimit të 20-ave.

Për pak më tepër perspektivë, le të shohim se çfarë kanë bërë legjendat e tjera në moshën 31-vjeçare.

Pele

Në moshën 29-vjeçare, Pele fitoi Kupën e Botës 1970 në Meksikë dhe ndeshja e tij e fundit me Brazilin ka ardhur një vit më vonë. Pele nuk e përfaqësoi më Selecao-n në moshën 30-vjeçare.

Kur ishte 31 vjeç, ai luante te Santos, por rënia e tij kishte filluar. Gjatë sezonit 1971/72, ai regjistroi vetëm 21 paraqitje. Por në kampionatin e Sao Paulo-s, Paulista, ai kishte shifra më të mira. Pra, gjatë atij sezoni ai shënoi nëntë gola në 40 ndeshje.

 

Diego Maradona

Maradona nuk ka qenë një futbollist në moshën 31-vjeçare. Kur ishte 30, ai shënoi 10 gola në 26 paraqitje për Napolin, por më pas është pezulluar për 15 muaj pasi dështoi në testin e anti-dopingut.

Kur u rikthye në moshën 32-vjeçare, luajti te Sevilla për një sezon në La Liga, ku shënoi gjashtë gola në 29 paraqitje. Pra, karriera e tij mbaroi përpara se ai të arrinte të tridhjetat.

Johan Cruyff

Përpara se të mbushte 31, Cruyff ngriti trofeun e Copa del Rey me Barcelona-n, por pak më pas doli në pension. Ashtu si Maradona, 31-vjeçari Cruyff nuk ishte një futbollist, ai ishte një njeri që po humbte thuajse të gjitha paratë për shkak të një mashtrimi.

“Kam humbur miliona në fermat e derrave dhe kjo është arsyeja pse vendosa të rikthehem në futboll,” thoshte Cruyff. “Ishte e gabuar, nuk duhet të dilja në pension që në moshën 31-vjeçare.”

Kur ishte 32, Cruyff iu bashkua Los Abgeles Aztecs në North American Soccer League, ku shënoi 15 gola në 26 ndeshje gjatë vitit 1979.

Zinedine Zidane

Zidane ishte 31 gjatë sezonit famëkeq 2003/04 të Real Madrid . Me blerjen e David Beckham, Galacticos arritën pikën kulmore për emrat e yjeve të mbledhur në skuadër, por klubi e përfundoi sezonin në vend të katërt, duke humbur ndaj Real Zaragoza-s në finalen e Copa del Rey, pa harruar edhe eliminimin nga Monaco në çerekfinalet e Champions League.

Zidane shënoi 10 gola në 50 paraqitje në të gjithë kompeticionet duke bërë edhe 13 asiste. Gjithsesi, ai personalisht, ishte i mrekullueshëm. Si gjithmonë.

Ronaldo

Në moshën 31-vjeçare, Ronaldo ishte te Milan gjatë sezonit 2007/08. Dëmtimet dhe problemet me peshën e kishin limituar në vetëm gjashtë ndeshje dhe dy gola në mes të sezonit, dhe më pas tërhoqi ligamentin e gjurit të majtë ndaj Livorno-s më 31 shkurt 2008.

Ronaldinho

Pasi i erdhi fundi periudhës së tij në Europë, Ronaldinho u ringjall te Flamengo në moshën 31-vjeçare. Në vitin 2011, ai shënoi 21 gola në 52 ndeshje për klubin e tij.

Related posts

‘Dopieta’ e Gurit dhe rrjeta e Shkodrës, Kukësi ‘përmbys’ Teutën

Q.Autor

Lajm i madh për Seria A/ Ish-lojtari i Juventusit pranë firmës me klubin milanez

Isa.Autor

DIKUR SHOKË TANI “ARMIQ”/ Neymar: Mungesa e Messi-t është diçka e mirë

Isa.Autor

Leave a Comment