Futboll Kategoria Superiore Sport

“DEMAT” DHE KUKËSI E DUAN/ President Qarri jep përgjigjen për Idrizajn

Naim Qarri nuk ka në plan që të lirojë Hektor Idrizajn dhe Olsi Teqjen. Pas Erlis Frashërit, ai e mbyll historinë e largimeve. Edhe pse Partizani e Kukësi kanë shfaqur interesi për mbrojtësit, presidenti thekson se kartoni i tyre është rritur ndjeshëm.

Në një intervistë të dhënë, numri një i klubit shprehet i kënaqur për përgatitjet e dimrit dhe shfaqet i bindur se mbijetesa është një mision i padiskutueshëm.

Minifaza përgatitore është në ditët e fundit, jeni i kënaqur me rendimentin e grupit?

Kjo fazë ka nisur mbarë. Pavarësisht motit të keq, i cili u bë dhe shkaktar që të na dështonte minifaza e parashikuar në Itali. Megjithatë, arritëm ta zgjidhnim këtë ngërç, duke zhvendosur në plazhin e Golemit. Mendoj se gjithçka po shkon mbarë. Lojtarët duken më mirë fizikisht. Edhe problemet me dëmtimet po kalojnë avash-avash, duke filluar nga Teqja apo Beqiri, por edhe Malaj.

Pas largimit të Frashërit, Teqja edhe Idrizaj kërkohen nga Partizani dhe Kukësi. Do i lini të lirë?

Duke parë cilësinë e lartë të këtyre futbollistëve, sigurisht që ka pasur edhe kërkesa nga këto klube. Ne nuk kemi luksin të largojmë më të mirët dhe të shkatërrojmë ekipin. Pas largimit të Frashërit, vërtet kemi pasur edhe oferta për këta lojtarë, por ne pa siguruar zëvendësuesit, nuk mund t’i japim lirinë askujt. Edhe pse vlera e kartonit të tyre është rritur ndjeshëm. Tashmë jemi në kërkim të një qendërmbrojtësi. Ende nuk kemi vendosur, kemi pasur disa takime me lojtarë të këtij roli nga kampionati shqiptar, por edhe në Kosovë.

Kur do quhet e mbyllur merkatoja për Kamzën?

Ne do ta mbyllim merkaton në atë orë që ka vendosur federata. Nga përvoja jonë kemi parë që orët e fundit të merkatos kanë qenë më shumë vendimtare. Kujtojmë afrimin e Plakut, Fukuit apo dhe të ndonjë tjetri. Kështu, ne jemi në pritje. Mbase kemi fat dhe plotësojmë nevojat tona.

Si po shkon bashkëpunimi juaj me bashkinë?

Siç e kemi bërë me dije, bashkia gjithnjë ka qenë promotore e një bashkëpunimi serioz. Tashmë kemi forcuar edhe më shumë lidhjet. Kjo është më se e domosdoshme në fakt edhe në të mirë të skuadrës. Mendoj se tani skuadra është shumë herë më e bashkuar në këtë drejtim. Jam i bindur se bashkëpunimi mes drejtuesve garanton një skuadër solide edhe për të siguruar mbijetesën.

Ju jeni i sigurt për mbijetesën, por cila mendoni se do bjerë?

Atë gjejeni ju. Unë them se Kamza do të jetë sërish pjesë e Superiores edhe sezonin e ardhshëm.

Related posts

RASHICA NUK U NDAHET GOLAVE/ Ylli i Kosovës ka dhe fatin me vete (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Kroaci-Çeki. Rezultati 1-1

Delo.autor

“MUND TË BËHET NJË NGA MË TË MIRËT NË ROLIN E TIJ”/ Conte: Ja çfarë duhet të bëjë Dier

Delo.autor

Leave a Comment