Futboll Seria A Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ SASSUOLOS/ Spalletti: Më vjen keq për…

Interi do të ndeshet nesër, në orën 20:30, me Sasuolon, ndeshje e vlefshme për kampionat. Siç është e traditës përpara çdo ndeshje, trajnerët flasin para mediave për sfidën që pret ekipin dhe problemet që mund të ketë.

Kësaj rutine nuk i ka shpëtuar as Spaleti, i cili ka folur përpara ndeshjeve duke përmendur mungesën e Keitas dhe planin që ka me Interin e tij.

“Çdo ndeshje ka rëndësi, për të ndërtuar atë Inter që ne kemi në mendje. Duhet të ndjekim atë që po bëjmë dhe të kemi një vazhdimësi, që do na bëjë më të kënaqur”, ka thënë Spaleti.

Ndersa për mungesën e Keitas ai pohoi: “Keita për fat të keq nuk do të jetë nesër, ai kishte një dëmtim të vogël dhe më vjen keq, ai po kalonte një formë shumë të mirë. Por ne kemi lojtarë që mund të kompesojnë mungesën e tij. Është e qartë që në këtë intensitet ndeshjesh të humbasësh lojtarë për shkak dëmtimesh duhet që të shqetësohesh”.

Related posts

NGJARJA BËRI SHUMË BUJË/ Arrestohen 2 persona për sulmin me thikë ndaj Mesut Ozil

Delo.autor

E BUJSHME/ “ESPN” publikon renditjen e 10 klubeve më të vlefshme në botë

Delo.autor

Nigeri-Argjentinë/ Penallti për Nigerinë, Moses nuk fal (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment