Futboll

DËNIM EKSTREM/ Ronaldo pranon krimin, Xabi Alonso rrezikon 5 vite burg

Cristiano Ronaldo dhe Xabi Alonso do të kalojnë javën e ardhshme në gjykatë në lidhje me çështjet e ngritura ndaj tyre nga ana e thesarit të shtetit spanjoll, që ngriti padi ndaj tyre me akuzën për evazion fiskal.

Në fakt portugezi që tashmë luan te Juventus ka arritur një marrëveshje, nëpërmjet të cilës ai do të pranojë të paguajë një total prej 18 milionë euro në arkën e thesarit të shtetit spanjoll, si dhe dënimin me 23 muaj burg. Një dënim që në mungesë të precedentëve të mëparshëm kriminal dhe duke qenë më i shkurtër se dy vite, do të bëjë që CR7 t’i shpëtojë burgut.

Një situatë krejt e kundërt për Xabi Alonso, që ditën e martë do të nisë gjykimin. Futbollisti spanjoll ka refuzuar paktin dhe për këtë arsye do t’i nënshtrohet procesit gjyqësor kundër Agjencisë së Taksave (AEAT). Sektori i Krimit Ekonomik i zyrës së prokurorit së krahinës së Madrid-it, kërkon jo pak, por plot 5 vite burg për ish-futbollistin bask, i cili akuzohet për mashtrim financiar në shumën 2 milionë euro në vitet 2010, 2011 dhe 2012, nga koha kur ai ka luajtur për Real Madrid.

Kështu Cristiano Ronaldo ka ndjekur hapat e futbollistëve të tjerë, të cilët vendosën të pranonin marrëveshjen me AEAT. Marcelo, Radamel Falcao, Angel Di Maria dhe Javier Mascherano mes të tjerëve, gjithashtu u akuzuan për krime ndaj Thesarit të Shtetit e po ashtu pranuan marrëveshje, për të evituar masa drastike që mund të konkludonin me burgosjen e tyre.

Related posts

SFIDA ME ANDORËN/ Lojtarë të pamotivuar me Shqipërinë? Reja: Mjerë ata pastaj

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ Rigers KARAJ: Kategoria e Parë është më e luftuar se Superliga! Korabi do…

Isa.Autor

STRAKOSHA PËRBALLË “ZONJË SË VJETËR”/ Derbi me polakun Szczesny dhe kujtimet e ëmbla

Delo.autor

Leave a Comment