Formula 1

LECLERC “LËSHON” SFIDËN/ Ja pista ku ëndërron të fitojë piloti i ri i “kokëkuqes”

Charles Leclerc do të pilotojë makinën Ferrari këtë sezon të Botërorit të Formula 1. Piloti 22-vjeçar, në sezonin e tij të dytë në F1, ka arritur të fitojë besimin e drejtuesve të makinës italiane, duke zëvendësuar te “kokëkuqja” një veteran si Kimi Raikkonen. “Nuk ndjej asnjë presion dhe jam i lumtur që më është dhënë ky shans i madh. Është një eksperiencë e re për mua dhe ndjej mbështetjen që po më japin të gjithë”, tha Leclerc.

Duke folur për pritshmëritë e tij në këtë sezon, ku do të garojë një nga makinat legjendare të Formula 1, piloti francez shton: “Unë synoj të jap më të mirën, por ky sport është i mbushur me surpiza dhe unë mund të jem një surprizë këtë sezon. Do të ishte diçka e jashtëzakonshme të fitoja titullin kampion me Ferrarin që në vitin tim të parë këtu. Unë besoj tek forcat e mia dhe mbështetja e skuadrës, ndaj do të luftoj për këtë gjë”, tha Leclerc.

Megjithatë, Leclerc qëndron më këmbë në tokë dhe pranon se këtë sezon kërkon ta prëdorë si një trampolinë. “Dy janë objektivat e mi personal: Të fitoj disa gara dhe të ndihmoj skuadrën për t’u shpallur kampione si dhe të triumfoj në pistën e Monza. Kjo është pista e Ferrarit, shtëpia jonë, ndaj do të ishte fantastike të festoja para fansave italianë. Kjo makinë është e jashtëzakonshme, ndaj për mua do të jetë një nder ta pilotoj dhe ta çoj drejt triumfit”, u shpreh Leclerc.

Related posts

FORMULA 1/ Në garën e Austrisë thyhet hegjemonia e Mercedesit

Delo.autor

FORMULA 1/ Ngjyrat kuqezi në uniformë, Ferrari prezanton detajet e para të makinës së re

Delo.autor

NDODH DHE KJO/ Pilotit Alonso i ndodhi e papritura, i ndërpreu garën në Formula 1… mbështjellësja e sanduiçit

Delo.autor

Leave a Comment