Futboll Seria A Sport

NUK NDALEN PROBLEMET TEK MILAN/ Një tjetër titullar tremb trajnerin Pioli, pritet të mungojë…

Priteshin risi, por, me sa duket, nuk do të ketë edhe aq shumë lajme të mira nga infermieria për Stefano Piolin që dje kishte plot shtatë mungesa. Ndaj Junajtidit u dëmtua Davide Kalabria, gjendja e të cilit do të vlerësohet sot, ndërkohë që Alesio Romanjoli nuk ishte as në stol pas një goditjeje të marrë në stërvitje.

Kapiteni mund të jetë gati për Napolin në “San Siro” ashtu si edhe Rebiç (problem në ijë drejt zgjidhjes) apo Teo Hernandezi që dje nuk luajti për shkak të disa shqetësimeve në stomak. Ndaj Hysajt me shokë Pioli mund të rikuperojë Manxukiçin, ndërkohë që ka dyshime të forta për Benaserin i cili vazhdon të ketë probleme në kofshë.

Gjendja e algjerianit do të monitorohet në këto dy ditë, ndërkohë që për Ibrahimoviçin përflitet një rikthim me nuanca mrekullie për ndeshjen e kthimit me Mançester Junajtidin.

Nëse nuk ia del, ka gjasa që suedezi të jetë gati për sfidën e fundjavës së ardhshme kundër Fiorentinës. Për atë ndeshje mund të jetë gati edhe Hakan Çalhanoglu, i cili të mërkurën u rikthye në stërvitje duke punuar me topin. Turku pritet t’i bashkohet në fillim të javës grupit duke mbajtur si synim përballjen me Fiorentinën.

Related posts

“JASHTËTOKËSORI” DREJT LARGIMIT/ Presidenti Bartomeu e bind për një takim urgjent me Koeman!

Delo.autor

SHORTI I CHAMPIONS/ Derbi italian, një tjetër angleze për Real Madrid. Guardiola gjen ish-skuadrën e tij

F.autor

TIRANA SI KURRË MË PARË/ Ja risitë e turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë

Delo.autor

Leave a Comment