Futboll Sport

“DO TË JETË MË I MIRË SE VINICIUS”, tifozët e Real Madridit mezi presin ardhjen e tij (VIDEO)

Adoleshenti brazilian Rodrygo ka shkëlqyer në ndeshjen e kampionatit të Amerikës Latine për moshat U-20 me dy gola ndaj Venezuelës dhe menjëherë ka çmendur tifozët e Real Madrid të cilët mezi po e presin ardhjen e tij.

18-vjeçari ka arritur marrëveshjen me Los Blancos për 45 mln euro dhe do t’i bashkohet klubit të ri në verë.

Me paraqitjen e bërë ndaj Venezuelës, duket qartë pse Real shpenzoi aq shumë para për të.

Pasi debutoi me ekipin e parë të Santos në nëntorin e 2017-ës, ai ka shënuar 12 gola në 60 paraqitje, megjithëse ka mbushur 18 vjeç vetëm gjatë këtij janari.

Ai është lojtari më i ri i Santos që luan në Copa Libertadores dhe 15 ditë më vonë u bë braziliani më i ri që ka shënuar në të.

Related posts

LIVERPOOL-NORWICH/ Nis me autogol sezoni i ri në Angli, ja gafa e Hanley (VIDEO)

Delo.autor

GËZUAN TË GJITHË/ Kualifikimi i Laçit, reagon presidenti i FSHF-së (FOTO)

Isa.Autor

REALI IA RRËMBEU BARCELONËS/ Takefusa Kubo shkëlqen me Mallorcën dhe shënon! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment