Futboll Sport

GËZUAN TË GJITHË/ Kualifikimi i Laçit, reagon presidenti i FSHF-së (FOTO)

Menjëherë pas kualifikimit historik të Laçit në turin tjetër të Europa League, ka reaguar presidenti i FSHF-së Armand Duka.

Ashtu si dhe pas takimit të Kukësit, zoti Duka ka uruar lojtarët dhe klubin për këtë sukses shumë të madh, duke shpresuar që kurbinasit të shkojnë sa më larg në këtë kompeticion.

“Një tjetër arritje shumë pozitive nga ekipet shqiptare në Europë. Dua të përgëzoj shumë sot klubin e Laçit, që besoi deri në fund dhe arriti të eleminojë një kundershtar të fortë. Me shumë punë e vetbesim, kualifikohet për më tej në UEFA Europa League, me shpresën dhe bindjen për të shkuar sa më larg! Urime djemve, stafit e gjithe klubit per kete kualifikim mese te merituar! Me shumë punë e përkushtim, çdo barrierë e vështirë mund të kalohet. Bravo Laçi! Bravo Kukësi!”, janë fjalët e zotit Duka në postimin e tij.

Related posts

REALIZON 2 GOLA NË 6 MINUTA/ Në Premier League realizohet një dopietë historik (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ HUNGARISË/ “Fantazisti” Bajrami: Ndeshje e vështirë, do të hyjmë në fushë me besim sepse…

Delo.autor

PAS DËSHTIMIT/ Tifozët futen në shtëpinë e Valverdes, i lënë këtë shënim

F.autor

Leave a Comment