Futboll Sport

DY HERË “MAT”/ Tirana mposht Flamurtarin në Kupën e Shqipërisë

Ka përfunduar sfida mes Tiranës dhe Flamurtarit e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

Takimi ka startuar në minutën e 25-të pasi u ndërpre ditën e djeshme nga shiu, Tirana është treguar më efikase duke realizuar 2 herë në minutat e mbetura të pjesës së parë, kur fillimisht Ngo në të 37-tën dhe më pas 3 minuta më vonë Hoxhallari vendosën sfidën. Flamurtari do të tentojë pas 2 javësh në fushën e tij për një rezultat pozitiv.

Tirana-Flamurtari 2-0

Ngo37′ Hoxhallari 40′

 

KOMENTI

90+3′. Përfundon takimi.

90+3 Largohet Ngo, në fushë Çelhaka

90′ 3 minuta shtesë

85′ Hasani ndërhyn rëndë ndaj Torasës, por arbitri i ndëshkon të dy, njëri për faull tjetrin për protesta.

84′ Tirana pretendon për penallti për prekje me dorë të Pollozhanit, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

81’ Lejdi Liçaj bën mirë nga e djathta, kroson në zonë, në prapashpinë shfaqet Musta, i cili tenton të marrë topin, por i ikën nga këmbët. Rast i favorshëm nëse do të kordinohej siç duhej.

80′ Useini i lë vendin Rrapajt.

77’ Ngo avancon mirë nga e djathta, ka ngacmimin e Pollozhanit por arrin të krosojë. Aty gjendet Greca, i cili është vetëm për vetëm me një mbrojtës, por gjyqtari vlerëson se e ka ulur topin me dorë. Faull për vlonjatët.

74′ Largohet Halili, në fushë Muçi.

72’ I verdhë për Karabecin pasi tërheq kundërshtari nga fanella.

71’ Rast i mirë për Torasën që rrëmben topin në mesfushë, avancon në qendër, shikon të lirë Beqajn, pason por topi është pak më i fortë seç duhej dhe kontrollon Abibi. Mund të ishte rast ideal pasi Beqaj dilte i vetëm me portierin.

69’ Flamurtari tjetër zëvendësim nga krahët, largohet Malaj, në fushë Beqaj.

65’ Largohet Kërçiku, në lojë Doka.

61’ Largohet Siljanovski, në fushë Liçaj për të shtyrë në sulm.

53’ Musta provon me një predhë me të majtën nga distance, por Abibi është i vëmendshëm dhe grushton fort për në goditje këndi.

47’ Batha provon nga goditja e dënimit. Abibi grushton në 2 kohë.

46′ Starton pjesa e dytë

45+2. Përfundon pjesa e parë e takimit.

43’ Useini ndëshkohet me të verdhe. Pas një faulli të shkaktuar prej tij, i kërkon llogari arbitrit duke e prekuar, ky i fundit i tregon të kartonin.

Related posts

GJEN RRUGËN E RRJETËS KAMPIONAT/ Futbollisti shqiptar shënon gol në Zvicër (VIDEO)

Delo.autor

Lazio, tre “gjigandë” të Premier League interesohen për De Vrij

Q.Autor

NGA MBAPPE TEK DYBALA/ Yjet e Europës me kontratën në skadencë në 2022, lista është mbresëlënëse

Delo.autor

Leave a Comment