Futboll Premier League Sport

LAJM I KEQ PËR “ZIKALTËRIT”/ Solsjkaer kërkon rinovimin për tre lojtarë të skuadrës

Ole Gunnar Solskjaer ka konfirmuar se Manchester United do të firmosë me tre lojtarë në javët e ardhshme. Trajneri norvegjez theksoi se David de Gena, Juan Mata dhe Anthony Martial do të firmosin kontratat e reja në pak ditë.

“Nuk e di fiks sa afër marrëveshjeve jemi, por ne jemi plot besim se do të kemi disa lajme të mira në javët e ardhshme”, tha Solsjkaer.

I pari që do rinovojë është portieri De Gea, të cilit do t’i ofrohet një pagë e majme prej 19.2 milionë paund në sezon. Edhe Martial do të firmosë kontratën e re 5-vjeçare, një lajm i keq për Interin që ishte vënë pas tij për ta siguruar si lojtar të lirë në fund të sezonit, me anglezin që do të zinte vendin e Perisic që po tentojnë ta shesin.

Edhe spanjolli Mata është lojtar i lirë në fund të këtij sezoni sepse i skadon kontrata, por drejtuesit e “Djajve të Kuq” do i paraqesin atij një kontratë të majme që pritet të mos refuzohet nga 30-vjeçari.

Pavarësisht kushteve financiare që do iu ofrojë Manchester United është trajneri Solskjaer që i ka bindur lojtarët të rinovojnë, sepse nën drejtimin e Mourinhos, të tre ishin duke parë për ofertat që ishin në drejtim të tyre.

Pritet që nesër në mbrëmje ta fillojnë të tre ndeshjen si titullar kundër Arsenalit për FA Cup.

Related posts

LAMTUMIRA NGA BAYERN PAS 8 SEZONESH/ Rafinha “shpërthen” në lot së bashku me Riberyn (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Ja mënyra si Neymar mund të transferohet drejt Real Madridit

Delo.autor

FIFA përzgjedh arbitrat e çerekfinaleve, njihuni me kryesorët e katër sfidave

Isa.Autor

Leave a Comment