Futboll Seria A Sport

DYERT PËR HYSAJN NUK JANË MBYLLUR/ Zbulohet plani i Interit për mbrojtësin shkodran

Pavarësisht trans ferimit të Sedrik Soaresit tek Interi, dyert për Elseid Hysajn nuk janë mbyllur. Të paktën kështu shkruajnë mediat italiane, të cilat zbulojnë strategjinë e merkatos nga drejtuesit zikaltër. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare duket se është i përzgjedhuri i Marotës dhe Auzilios, por për momentin nuk kishin kohën e duhur që ta transferonin.

Pra, Hysaj do të tentohet në merkaton e verës sepse Sedrik Soares është thjesht një zgjidhje e momentit. Në Itali janë të bindur se Interi nuk ka ndërmend të shpenzojë 11 milionë euro për mbrojtësin portugez, me përjashtim të faktit që ai mund të shkëlqejë në çdo ndeshje që do të luajë dhe do t’i vërë drejtuesit dhe Spaletin me shpatulla pas murit.

Por numri një në listën e dëshirave për të ardhmen mbetet Elseid Hysaj dhe gjatë kësaj kohe palët do të kenë kontakte për të arritur në një përfundim pozitiv. Shqiptari nuk ka arritur që të “rrëmbejë” zemrën e Ançelotit dhe e humbi vendin në formacion. Gjatë kësaj kohe ka pasur tentativa të vazhdueshme nga Çelsi dhe Mauricio Sarri, por Napoli duket se nuk do ta lëshojë në merkaton e janarit.

Sigurisht që blutë e Londrës do të tentojnë deri në ditën e fundit të bindin italianët, por opsioni më i besueshëm është qëndrimi i tij deri në fundin e sezonit dhe pastaj nisja e një aventure të re. Aventura zikaltër sigurisht që e josh Hysajn, i cili kohë më parë për “Panorama Sport” e ka thënë se është tifoz me Interin.

Këta të fundit nuk kanë ndërmend që të blejnë kartonin e Vrsaljkos, i cili është i dëmtuar dhe do të rikthehet tek Atletiko, por as të portugezit Soares. Pra, Hysaj ka mundësi reale që në verë të transferohet tek Interi. Të paktën, kjo është strategjia e zikaltërve.

Related posts

SEKRETET E SUPERDYSHES LUKAKU-LAUTARO/ Mes shtëpisë, punës dhe rrjeteve sociale

Delo.autor

COVID-19 TRONDIT SPANJËN PARA “EURO 2020″/ Luis Enrique në hall: përgatit ekipin “B”. Ja si funksionon…

Delo.autor

TEUTA-BYLIS/ Pas 16 minutash lojë, mesfushori Aleksi ndëshkon me kokë “Ballshiotët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment