I pakategorizuar

E BUJSHME/ Guardiola blen yje, Manchester City shet talente; 147.4 milionë euro të ardhura nga të rinjtë

Manchester City shtë kthyer në një “fidanishte” me talente. Pavarësisht se kemi të bëjmë me një nga klubet më të pasura të botës, paratë nuk janë pafund edhe aty, ndaj Pep Guardiola duhet të gjejë një burim të rëndësishëm të të ardhurave. Sektori i të rinjve të “qytetarëve” nuk ka qëndruar duarkryq, përkundrazi. Në katër sezonet e fundit janë shitur deri në 16 lojtarë të rinj, të dalë nga akademia e Manchester City. Shumë e përfituar prej tyre është 147.4 milionë euro.

Natyrisht, kjo shifër është e papërfillshme në raport me atë që shpenzohet për të sjellë futbollistë yje në “Etihad”. E thënë ndryshe, kjo shumë është vetëm 10 milionë euro më shumë se kostoja e Laporte dhe Sterling së bashku, dy transferimet më të shtrenjta në historinë e klubit. Qendërmbrojtësi shkoi te “qytetarët” për 70 milionë euro, ndërsa Guardiola i pagoi Liverpool-it deri 69.1 milionë euro për sulmuesin.

Nga të gjitha shitjet e talenteve të rinj sipikat ai i Kelechi Iheanacho te Leicester. Për nigerianin në fjalë, Manchester City përfitoi 27.7 milionë euro. I fundit në radhë ishte shitja e Brahim Diaz te te Real Madridi, për 17.3 milionë euro.

Lista është e gjatë dhe disa emra janë befasues, nisur nga ajo që është paguar për ta. Të parët, që e materializuan këtë qasje të “qytetarëve”, ishin Rony Lopes dhe Rekik, në sezonin 2015-2016. Një vit më pas e bënë këtë Rulli dhe Fofana.Vijoi ky trend në sezonin e kaluar, me Iheanacho, Jadon Sancho, Enes Ünal, Mooy dhe Ntcham.

Këtë sezon nuk u ndal shitja e të rinjve, teksa Gunn, Denayer, Maffeo, Angelino, Celina, Brahim dhe Kayode lanë akademinë dhe ekipet e të rinjve të Manchester City. Të tilla largime ndodhin çdo vit, teksa rriten edhe të ardhurat. Shumë nga të sipërcituarit janë joshur nga ofertat financiare, por ka të tjerë që janë lodhur duke pritur mundësinë e tyre në ekipin e parë të Guardiolës.

Related posts

DEL NJË TEORI E ÇMENDUR NË PREMIER/ Tifozi i Everton akuzon: Tek Liverpool përdorin…

Delo.autor

A E MBANI MEND “TRADHTARIN” SOTIR NINI? Mesfushori tregon pse zgjodhi Greqinë para Shqipërisë

F.autor

DASHURIA PËR ZIKALTRIT/ Nainggolan zbulon arsyet pse i tha “jo” dy gjigantëve të Premier League

Isa.Autor

Leave a Comment