Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Inter arrin marrëveshjen me lojtarin e Man. United

Karriera me Manchester United do përfundojë në fund të këtij sezoni për Antonio Valencian, që sipas medieve në Angli ka arritur marrëveshje për të vijuar një aventurë me fanellën e Interit në Seria A.

Mësohet se drejtuesit e Inter kanë kërkuar që ta marrin ekuadoriani që në merkaton e janarit, por “Djajtë e Kuq” nuk e kanë pranuar këtë mundësi pasi nuk duan të dobësojnë skuadrën e Solskjaer. Valencia ka 10 vite që mban veshur fanellën e United, aty ku është graduar edhe si kapiten, por tashmë 33 vjeç nuk bën më pjesë në planet e skuadrës edhe pse kanë mundësi t’i ofrojnë kontratë deri në muajin mars.

Gjithsesi kolumbiani nuk do presë deri në atë kohë dhe do kërkojë ekip të ri që tani dhe Inter është mundësia e tij për të firmosur në këto momente, ndërsa kalimin e tij në Milano mund ta bëjë në fund të sezonit.

Related posts

SFIDA NDAJ ZVICRËS PËR “EURO 2020″/ Trajneri Deschamps: Ne jemi gati dhe do bëjmë gjithçka për të…

Delo.autor

SFIDA NDAJ SHQIPËRISË/ Interesim i jashtëzakonshëm, shikoni sa ishin në konferencën e Dechamps

Delo.autor

SPIKATI NË SHQIPËRI/ Gola dhe asiste, mesfushori Kallaku përshtatet shpejt në kampionatin kroat

Delo.autor

Leave a Comment