Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Shkoi në tualet dhe nuk u kthye më, Sarri tërbohet me yllin e Chelseat

Andreas Christensen nuk e ka të sigurt qëndrimin te Chelsea pasi ka tërbuar trajnerin Maurizio Sarri.

Mbrojtësi ishte një nga zëvendësuesit e papërdorur të Chelseat ndaj Arsenal një sfidë e humbur 2-0 në Emirates.

Christensen sapo kishte parë Callum Hudson-Odoi të futej në fushë në minutën e 80-të, zëvendësimi i tretë i Sarrit, përpara se të vendoste për t’u larguar nga stoli.

Pak më pas ai i tha kolegëve se do të shkonte në dhomat e zhveshjes për të përdorur tualetin, por nuk është kthyer më në stol.

Christensen thuhet të mos ketë marrë leje nga asnjë prej pjesëtarëve të stafit teknik. Mendohet se Sarri-t nuk i ka pëlqyer aspak veprimi i danezit.

Pas ndeshjes me Arsenal, italiani ka sulmuar publikisht lojtarët e tij, duke i akuzuar për mungesë dëshire dhe mentaliteti.

Related posts

Fiton Lyoni, kundërpërgjigjet Marseille

Q.Autor

Portieri që kualifikoi Anglinë zbulon sekretin: Ja si e prita penalltinë

Isa.Autor

DUELI PËR KREUN/ Partizani-Skënderbeu, supersfida e sulmeve më të mira

Isa.Autor

Leave a Comment