Futboll Premier League Sport

“GARDIANI” I DYTË I CITYT/ Pep Guardiola vendos të shpërblejë portierin kosovar

Manchester City është gati ta shpërblejë me një kontratë të përmirësuar portierin Arijanet Muriqi (Muric).

Gardiani 20-vjeçar aktualisht është portieri i dytë i Qytetarëve pas dëmtimit afatgjatë të Claudio Bravo.

Lojtari që ka zhvilluar një ndeshje me përfaqësuesen kosovare, ka luajtur në Carabao Cup këtë sezon, duke ndihmuar Cityn të kapë finalen megjithëse ka një ndeshje kthimi për të luajtur ndaj Burton.

Gjithsesi, ndeshja e parë është fituar 9-0.

Megjithëse Muriqi ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij, trajneri Pep Guardiola kërkon t’i japë një të re përpara se të përfundojë sezoni.

Ai mendohet se fiton rreth 4,000 euro në javë, por me kontratën e re shifra do të shkojë në 12,000 euro.

City ka vendosur të shesë Agnus Gunn te Southampton verën e kaluar pasi stafi teknik ishte i kënaqur me progresin e bërë nga portieri i akademisë.

Muriqi duhet të ishte i huazuar te holandezët e NAC Bredas, por dëmtimi i Bravo-s e detyroi të qëndronte për të dubluar Ederson.

Related posts

RRËFEHET HIGUAIN: MILANI më rrëqeth mishin, me ALLEGRI kishim…

Isa.Autor

ZBULON SEKRETIN NGA JETA E TIJ/ Tekniku gjerman tregon: Frikësoj gruan në mesnatë, pasi filloj…

Delo.autor

LARGIMI I LUKAKUT TEK CHELSEA/ Tifozët e Inter-it kundër Presidentit Zhang, ja kur pritet të protestojnë…

Delo.autor

Leave a Comment